1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në kërkim të harmonizimit të qëndrimeve në Avinjon

Pas samitit të BE-së më 1 shtator në Bruksel po vazhdojnë përpjekjet që Rusia të tërheqë trupat nga Gjeorgjia. Të hënën shkojnë në Moskë presidenti i Francës Sarkozi dhe ai i Komisionit të BE-së Barroso.

Hyrja e Pallatit Papal në Avinjon

Hyrja e Pallatit Papal në Avinjon

Shumica ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare udhëtojnë sot pasdite (05.09) nga Parisi për një Avignon me një tren të posaçëm, i cili udhëton me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, ka për qëllim që të bëjë pak reklamë për hekurudhat e vendit të tij. Mirëpo po kaq të mprehta do të jenë edhe bisedimet për politikën ndaj Rusisë, pas ndërhyrjes ushtarake në Gjeorgji. Ndonjë rezultat tepër i rëndësishëm nuk pritet, sepse pak ditë më parë u mbajt samiti i krerëve të këtyre shteteve, ndërsa të hënën pritet takimi i krerëve të BE-së me presidentin rus. Shefat e këtyre vendeve vendosën më 1 shtator t'i ngrijnë negociatat për një partneritet të posaçëm me Rusinë, por nuk ranë dakord për sanksione më të fuqishme. Ministrat e Jashtëm janë ata të cilët tani duhet të sqarojnë, se cilat do të jenë masat konkrete politike ndaj Moskës.

Qëndrimi unik i evropianëve nuk është i vetëkuptueshëm

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier pret "Atë që shumë shpesh theksohet, qëndrim unik të evropianëve, sepse kjo nuk është e vetëkuptueshme por duhet të arrihet përmes debateve shpesh mjaft të vështira. Prandaj shpresoj se debatet në Avinjon do të përfundojnë me një politikë të përbashkët evropiane e cila i lë të hapura dyert e ardhmërisë."

Evropa duhet të rishikojë raportet me Rusinë

Negociatat me Rusinë për një partneritet të posaçëm janë vënë nën akull, përderisa Rusia nuk i tërheq trupat nga Gjeorgjia. Ministri Steinmeier megjithatë thekson se dialogu me Rusinë duhet të vazhdojë. Përshëndetja e qëndrimeve të BE-së prej kryeministrit Vladimir Putin, nuk është aspak sipas shijes së disa ministrave të jashtëm. Ata më me dëshirë do t'i tregonin Kremlinit kufijtë. Ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, shkruan në një artikull se Rusia më në fund duhet të kuptojë se vendet fqinje janë sovrane. Ndërsa presidenti rus ka një përgjegjësi të madhe për të evituar fillimin e luftës së ftohtë.

Ministri britanik angazhohet që Ukraina të pranohet sa më parë në BE. Sa më parë duhet të zgjidhen edhe problemet e Transistrisë dhe Nagorni- Karabahut. Evropa duhet të rishikojë raportet me Rusinë, në radhë të parë në sektorin e energjisë. E domosdoshme është gjetja e burime të tjera të gazit dhe të vajit. Këto fjalë të Ministrit britanik të Punëve të Jashtme janë sipas dëshirës së shumë ministrave tjerë, por Franca, Gjermania dhe Italia janë të mendimit se gjendja në Kaukaz nuk mund të stabilizohet pa Rusinë.

Shtainmaier është i mendimit se trupat paqësore ruse në Osetinë Jugore dhe Abhazi duhet në shtigje të gjata të zëvendësohen me trupat e BE. "Duhet të punojmë për rivendosjen e armëpushimit. Kemi nevojë për një mekanizëm paqësor ndërkombëtar, i cili do të mundësonte që pas një kohe gjendja të mbikqyret prej bashkësisë ndërkombëtare." - tha Shtainmaier.

Moska kërkon rishikimin e marrëveshjeve tregtare

Moska kërkon tani rishikimin e marrëveshjeve tregtare me SHBA-në, Turqinë por edhe me Ukrainën, ku këto ditë ka shpërthyer një krizë politike serioze. Ministrat duhet ta trajtojnë edhe këtë çështje, sepse forcat pro ruse kanë marrë në fakt pushtetin prej atyre pro perëndimore. Megjithatë GAZPROM-i thotë se në lidhje me furnizimin me gaz nuk do të ketë asnjë problem.

  • Data 05.09.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBtm
  • Data 05.09.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBtm