1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në Këln shembet Arkivi Historik i Qytetit

Në Këln u shemb të martën (03.03) Arkivi Historik i Qytetit. Një godinë pranë gjithashtu u rrëzua, një tjetër u shemb në pjesën më të madhe. Sipas policisë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë në gërmadha dy persona të humbur

default

Zjarrëfikësit pas shembjes së Arkivit Historik të Qytetit në Këln, 3 mars 2009

Në qytetin e Këlnit u shemb dje pasdite plotësisht godina e Arkivit Historik të Qytetit. Sipas dëshmitarëve, arkivi i qytetit u shkatërrua si të ishte një shtëpi kartoni, kur bie tërmeti. Nga rrëzimi u dëmtuan jo vetëm godinat fqinje, por godina e arkivit zuri nën vete edhe shumë autovetura.


Zjarrfikësit e Këlnit thanë sot se nuk besojnë se do të gjejnë persona të gjallë nën gërmadha. Drejtori i zjarrfikësve të Këlnit, Stefan Neuhof tha se është e barabartë me zero mundësia e gjetjes së personave të mbijetuar. Pak para shembjes së arkivit të qytetit, me sa duket vizitorë dhe bashkëpunëtorë të muzeut janë paralajmëruar për rrezikun nga punonjësit e ndërtimit. Shumë arritën që të largohen në momentin e fundit nga godina. Një dëshmitare:


"Unë po rrija në rrugë dhe sapo kisha blerë një kafe, kur menjëherë dëgjova të thirrura. Punëtorët e ndërtimit na larguan të gjithëve dhe na thanë se duhet të largohemi menjëherë nga vendi. Bashkëpunëtorët e arkivit vrapuan të gjithë jashtë. Unë u ktheva edhe njëherë. Pashë si u thërmua fasada e gjithë ndërtesës. Ranë xhamat e parë. Pastaj të gjithë ne vrapuam. Dhe e gjithë godina u shemb."


I paqartë është shkaku i shembjes së ndërtesës. Nën godinën e shembur po ndërtohet linja e metrosë. Me sa duket ka pasur edhe më parë probleme me statikën. Kritika të rënda ka formuluar ndërkohë edhe një ish-bashkëpunëtor i arkivit të qytetit të Këlnit. Ai thotë se që në verë të vitit 2008 ka konstatuar plasaritje shembjeje në bodrumin e ndërtesës dhe ka njoftuar për to. Rrëzimi sipas tij kishte qenë një katastrofë e parashikueshme.


Deri në orët e mesditës së sotme, sipas planit janë transportuar komplet nga gërmadhat dokumentat dhe dosjet e arkivuara. Sipas qytetit, pjesa ndoshta e pashkatërruar e arkivit është pjesa më e vogël e tij. Drejtuesja e Arkivit Historik, Bettina Schmidt-Czaia i tha dpa-së se ajo beson se janë shkatërruar thuajse të gjitha materialet e arkivit. Përmasat e shkatërrimit, sipas saj, vërtet që nuk janë përcaktuar, por me siguri që mund të shpëtohet vetëm një pjesë e vogël e materialit të arkivit.

Bildgalerie Historisches Stadtarchiv Die „deutsche Hanse“ in London – Juni 1282

Kontrata e bashkimit të tregtarëve gjermanë në lidhjen "Hanza gjermane" me tregtarët e Londrës në vitin 1282 nga Arkivi Historik i Qytetit të Këlnit.


Në godinën e shkatërruar qenë depozituar thesare origjinale historike në rafte me një gjatësi rreth 30 km, midis tyre shumë dokumenta unikale nga Mesjeta dhe më shumë se 800 koleksione dhe trashëgimi të kompozitorëve të shquar, arkitektëve dhe njerëzve të letërsisë. Midis tyre ndodheshin objektet e kompozitorit Jasques Offenbach dhe të mbajtësit të çmimit Nobel të letërsisë, Heinrich Böll.





  • Data 04.03.2009
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H5Ua
  • Data 04.03.2009
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H5Ua