1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Jordani priten edhe më tepër refugjatë nga Siria

UNHCR dhe Jordania kërkojnë ndihma për të përballuar barrën e refugjatëve sirianë. Gjendja është serioze. Burimet ujore dhe energjetike të Jordanisë janë shumë të racionuara.

Për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve sirianë në Jordani, Mbretëria e Jordanisë dhe UNHCR kërkuan një mbështetje financiare prej 700 milionë dollarësh (560 milionë euro).

Wadi Mujib dam, Jordan © Dario Bajurin #21995202 Die Mujib-Talsperre (auch: Wadi Al-Mujib-Damm) liegt am Wadi Mujib etwa 100 km südlich von Amman in Jordanien.

Rezervuar uji në Jordani

Ministri jordanez i Planinifikimit Xhafar Hasan deklaroi se këto para nevojiten për t'u ardhur në ndihmë 240.000 refugjatëve dhe sirianëve të tjerë në vend. Burimet ujore dhe energjetike të Jordanisë janë shumë të pakta dhe rryma e refugjatëve përbën një barrë shtesë.

Sipas vlerësimeve brenda 24 orëve të kësaj jave kufirin jordanez e kanë kaluar 5.000 sirianë. Për shkak të luftës civile në vendin e tyre në Mbretërinë e Jordanisë fqinje janë strehuar deri tani më tepër se 180.000 refugjatë sirianë. Përfaqësuesi i UNHCR-së Andrew Harper kërkoi më tepër mbështetje për Jordaninë duke theksuar se në këtë vend priten të vijnë edhe më tepër refugjatë nga Siria.