1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Irak fillojnë negociatat për koalicionin qeveritar

Pasi publikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Irak kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit qeveritar. Të mundshme janë disa aleanca. Vëzhguesit parashikojnë negociata të zgjatura e të mundimshme

Ayad Allawi dhe Nuri al-Maliki

Ayad Allawi dhe Nuri al-Maliki

Secili më i fortë se tjetri: ish-kryeministri Allawi përballë kryeministrit Al-Maliki

Ithtarë të Allawi-t festojnë fitoren në rrugët e kryeqytetit irakian

Ithtarë të Allawi-t festojnë fitoren në rrugët e kryeqytetit irakian

Janë dy njerëz me pushtet dhe tipa të fuqishëm, secili më me forcë vullneti se tjetri: Ayad Allawi, shef i listës zgjedhore Al-Irakija, e cila ka fituar shumicën e mandateve, saktë 91 dhe Nuri al-Maliki, kryeministër i deritanishëm dhe bos i të ashtuquajturës Alenca për Shtet Ligjor, e cila ka fituar dy ulëse më pak në parlamentin e vendit - 89. Të dy kandidatët gjatë fushatës elektorale dhanë mesazhe të fuqishme laike dhe vendosën theksin tek shteti kombëtar. Sipas pikëpamjes së Ghassan Al-Attyah nga Fondacioni për Demokraci dhe Zhvillim në Irak zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni mes Allawit dhe Malikit.

" Ata janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Maliki përfaqëson zgjedhësit shiitë, ndërsa Allawi mbështetet kryesisht prej arabëve sunitë. Një koalicion mes tyre do të ishte logjik dhe ideal. Mirëpo të gjithë ne e dimë se urrejtja dhe armiqësia mes tyre e pengon një projekt të tillë."

"Një koalicion pa Allawin nuk do të ishte i mirë për të ardhmen e Irakut"

Policia irakiene shton masat e sigurisë në Bagdat

Policia irakiene shton masat e sigurisë në Bagdat

Maliki është e mundur të provojë që të pajtohet me aleatin e tij të dikurshëm, Aleancën kombëtare, një forcë politike me orientim fetar shiit, e cila arriti të sigurojë 70 vende në parlament. Kontaktet përkatëse janë vendosur ndërkohë. Por Attyah tërheq vërejtjen se:

"Një koalicion pa Allawin dhe mbështetësit e tij nuk do të ishte i mirë. Atëherë sunitët do të thonë: 'Për dallim nga para pesë vitesh kësaj rradhe ne iu bashkuam procesit politik dhe tani u tradhtuam edhe një herë, prandaj nuk na mbetet gjë tjetër përveç dhunës.' Në anën tjetër: nëse Allawi formon qeverinë pa Malikin, atëherë krahinat shiite të cilat e mbështesin Malikin, do ta ndiejnë veten të tradhtuara dhe do të thonë: 'Shikoni, në pushtet po vijnë sërish batistët.' Ky do të ishte fillimi i kohës së trazirave të reja."

Një rol vendimtar mund të luajë Aleanca për Kurdistanin. Ajo e kishte ndihmuar para pesë vitesh Malikin që të marrë pushtetin, por që atëherë ka ftohur raportet me kryeministrin. Megjithatë është e diskutueshme nëse kurdët besojnë sot që interesat e tyre janë më të mbrojtura nga Allawi: kurdët duan rajone të forta, Allawi dëshiron të ketë një qendër të fortë.

Kompromisi do të arrihet shumë vështirë

Në foto, Muktada al-Sadr

Në foto, Muktada al-Sadr

Në lojë mund të futet edhe predikuesi shiit Muktada al-Sadr. Ithtarët e tij befas kanë arritur rezultate të mira në zgjedhje. Maliki dhe Sadr janë prishur me njëri-tjetrin para shumë vitesh. Ghassan al-Attyah, vëzhgues i pavarur parashikon negociata të zgjatura dhe të mundimshme.

"Për ne irakianët është gjithnjë e vështirë të gjejmë një kompromis. Gjatë shtatë viteve të kaluara ka pasur momente k ne ndodheshim buzë greminës dhe pastaj megjithatë prapë tërhiqeshemi një hap prapa."

Parlamenti i ri është shumë i larmishëm dhe pasqyron popullatën e ndryshme shumë më mirë se parlamenti i vjetër. Të suksessshëm ishin para së gjithash kandidatët të cilët u angazhuan gjatë fushatës kundër konfesionalizmit, kundër çdo përzierje nga jashtë dhe për ruajtjen e një shteti të fortë kombëtar. Por se si od të duket skena politike pas disa javësh është çështje e hapur. Aleancat do të riformohen, deputetët do të ndërrojnë kampet e tyre, një sport ky shumë i dashur edhe gjatë periudhës së kaluar legjislative. Blloqet zgjedhore ishin vetëm aleanca interesash të njëjta dhe jo parti në kuptimin e plotë të fjalës me programe ideologjike të definuara qartë.

Autor: Carsten Kühntopp / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 28.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mg9I
  • Data 28.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mg9I