1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Në Hindukush duhet të mendohet për ndryshimin e strategjisë"

Temë e të përditshmeve gjermane ditën e hënë: Roli i SHBA-ve në Afganistan dhe vështirësitë në të cilat ndodhet superfuqia.

default

Në gusht 2008 Barak Obama vizitoi trupat amerikane në Afganistan

"Mittelbayerischer Zeitung" komenton: "SHBA duan të imponojnë kthesën në Afganistan. Por me rritjen vazhdimisht të numrit të ushtarëve nuk mund të dobësohen bindshëm talibanët, që po forcohen gjithnjë e më shumë. Pas luftimeve për vite me radhë në Hindukush duhet të mendohet për ndryshimin e strategjisë. E çka është më e rëndësishmja: SHBA nuk do të kenë alternativë veçse të bisedojnë me forcat e moderuara të talibanëve. Këto forca po rekrutohen në masë nga radhët e popullsisë pashtu, që përbën shumicën në vend."

"Landeszeitung Lüneburg" në këtë kontekst i referohet rolit që mund të luajë në krizën e Afganistanit presidenti i ardhshëm i SHBA, Barak Obama (Barack Obama): "Obama ka një detyrë prej Herkuli, shanset e tij janë të paparashikueshme dhe rreziqet të pamasa. Në vitet 30-të kapitulloi "New Deal" për nxjerrjen e SHBA-së nga depresioni në krye të kombeve. Nëse Obama vërtetë do të marrë si model Rusveltin (Roosvelt), sërish kërcënon tërheqja izolacioniste e kombit të tregtisë në kontinetin e vet. Nëse në të kundërt, superfuqia përpiqet të vazhdojë të veprojë si fuqi e vendosjes së rendit, ajo kërcënohet prej bymimit përtej kapaciteteve. Vërtetë forcimi i angazhimit në Hindukush është i drejtë, por SHBA-së i mungojnë mjetet. Perandorisë Romake të zhytur në borxhe iu kthye në fatalitet lufta në dy fronte në Eufrat si dhe në Rin e në Danub. Nëse Barak Obama ka sukses, nuk përfiton vetëm perandoria e SHBA-së, por bota. Nëse ai dështon, është i vulosur dështimi i SHBA-së si superfuqi. Kohë trazirash madje edhe kohë luftërash mund të pasojnë."

  • Data 22.12.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GL7h
  • Data 22.12.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GL7h