1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Në grupin e Botërorit me Francën apo me Portugalinë

Një yll i Hollivudit do të luajë magjinë e fatit. Aktorja e lindur në Afrikën e Jugut, Charlize Theron do të jetë zana e fatit, që do të tërheqë shortin këtë të premte në qendrën e Kongresit në Cape Town.

Aktorja Charlize Theron do të jetë zana e fatit

Aktorja Charlize Theron do të jetë zana e fatit

Duel me Ronaldon e Co?

Duel me Ronaldon e Co?

Janë katër vazo, në të cilat do të tërhiqet për çdo ekip, që do të formojnë 8 grupet. Në bazë të renditjes botërore të FIFA-s, Gjermania është caktuar në vazon 1, së bashku me favoritët e Botërorit si dhe me nikoqirin e Botërorit, Afrikën e Jugut. Kështu që ekipi i Löw-it i shpëton dyluftimit me ekipet si Brazili, kampionen e Europës Spanja, mbajtësen e titullit Italia, apo me ekipet e forta të Argjentinës, Anglisë dhe Holandës, të cilat gjithashtu janë në vazon e parë.

Në vazon e dytë gjenden ekipe nga Azia, Oqeani si dhe ekipet nga Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut.

Në vazon e 3 janë ekipet e mbetura amerikanojugore si dhe Afrika, ndërsa në vazon e 4 jane ekipet e mbetura të Europës.

Përsëri fat në short?

Gjermania mund të ndeshet në grup me ekipe të forta si Bregu i Fildishtë apo me Nigerinë, të cilat janë në vazon 3 si dhe me Francën, Portugalinë, të cilat janë në vazon 4. „Për ne janë të mundshme të gjitha“, thotë manaxheri i kombëtares së Gjermanisë Oliver Bierhoff. “Ne mund të takohemi me tre ekipe të forta“. Deri tani ekipi gjerman ka pasur fat në hedhje të shorteve nëpër kampionate botërore. Në botërorin e 2006 Gjermania u ndesh në grup me Kosta - Rikën, Poloninë dhe Ekuadorin.

Hoteli me 5 yje ku do të rrijë Kombëtarja Gjermane në Centurion

Hoteli me 5 yje ku do të rrijë Kombëtarja Gjermane në Centurion

Asnjë ekip nuk e di të saktë se kur dhe ku do të luajnë, pasi kjo do të vendoset të premten. Vetëm një gjë është e sigurtë që çdo ekip do të luajë në tre stadiume të ndryshme. Ndeshjet e Botërorit do të luhen në nëntë stadiume, që janë të shpërndara në tetë qytete. Johanesburgu do të prezantohet me dy stadiume. Katër stadiume janë ndërtuar plotësisht të rinj.

Ekipi gjerman do të vendoset në një hotel me 5 yje në qytetin Centurion, që ndodhet në mes të Pretorias dhe Johanesburgut. Në qoftë se Gjermanisë i duhet të luajë më larg se këto qytete, atëherë ekipi mund të shfrytëzojë një aeroport ushtarak që gjendet aty pranë për fluturime.

Menaxheri i ekipit gjerman, Bierhoff si dhe zëvendëstrajneri Hansi Flick inspektuan hotelin dhe mbetën të kënaqur. “ Çdo gjë po ecën sipas planit”, siguroi trajneri i Kombëtares gjermane Joachim Löw.

Pa Maradonën

Maradona i padëshiruar

Maradona i padëshiruar

Gjatë hedhjes së shortit këtë të premte në Kapshtat, trajnerit Löw do ti mungojë një koleg. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s , Jerome Valcke e deklaroi trajnerin e Argjentinës Diego Maradona si një person të padëshiruar: “Në qoftë se ai do të më pyeste për një akreditim , unë do t'i thoja në asnjë mënyrë. Kishte thashetheme se Maradona do të vinte si një komentator i një televizioni. FIFA e ka dënuar superyllin e Argjentinës me dy muaj, deri më 15 janar 2010, që të mos udhëheqë me Kombëtaren argjentinase, sepse ai kishte fyer rëndë gazetarët.

Ekipet e katër vazove të shortit

FIFA ka publikuar ekipet e katër vazove të shortit për Botërorin 2010, që do zhvillohet në Afrikën e Jugut. Ndryshimi, që bie më shumë në sy, është transferimi i Francës nga vazoja e parë në vazon e katërt.


Në vendin e Kombëtares së trajnerit Raimond Domenek është vendosur Holanda.


Vazo 1: Afrika e Jugut, Italia, Argjentina, Anglia, Gjermania, Holanda, Spanja, Brazili


Vazo 2: SHBA, Australia, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Honduras, Meksika, Zelanda e Re


Vazo 3: Kili, Paraguaji, Uruguaji, Nigeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Algjeria


Vazo 4: Franca, Danimarka, Greqia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Zvicra.

Autor: Stefan Nestler/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi