1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në Gjermani paraqitet barometri i korrupsionit

63 00 vetë në 60 vende janë pyetur në lidhje me korrupsion dhe nepotizmin.

default

Fotografi simbolike mbi nivelin e korrupsionit


Kush do të dijë se c´mendon populli, duhet të pyesë shoferët e taksive. Kështu  edhe kryetarja e Tranparency për Gjermaninë, Silvia Schenk.  "Kur po shkoja me taksi nga aeroporti në hotel, shoferi më pyeti se cfarë bëja në Berlin. Unë i tregova për Tranparency dhe konferencën e shtypit dhe ai m´u përgjigj "Korrupsioni, është problem i madh, por nuk e lufton dot."

Kështu mendon shumica e gjermanëve. Shtatë nga dhjetë të anketuar mendojnë se korrupsioni do të shtohet vitet e ardhshme. Në nivel botëror vetëm filipinasit, indianët, britanikët dhe hollandezët e shohim të ardhmen më të zymtë.  "Ne e shpjegojmë kështu. Gjermanët vitet e fundit kanë kuptuar se korrupsioni është  problem edhe në Gjermani dhe se duhet bërë dicka kundër tij. Rastet e Siemensit dhe te VW-së të krijojnë përshtypjen se rryshfeti është temë e ditës."


Schenk e sheh me optimizëm këtë zhvillim. Ajo thotë, se konfliktet e interesave në Gjermani dënohen gjithnjë e më shumë dhe nuk pranohen më si më parë. Përvec ekonomisë private edhe partitë nuk dalin mirë. Në shkallën ndermjet 5 (korrupsion i lartë) deri në 1 (korrupsioni zero) ata marrin vlerësimin më të keq 3,5. Shumica e njerëzve në botë, thotë Hugette Labelle, kryetarja e Transparancy International, mendon se politikanët bëjnë shumë pak kundër korrupsionit. "Në botë është shumë i përhapur korruptimi i policisë dhe drejtësisë. 17% e të pyeturve, që kanë patur të bëjnë me policinë, rrefejnë se u është kërkuar rryshfet. Afrika ka kuotën më të lartë 47%, e ndjekur nga Azia 33% dhe Rusia, Moldavia dhe Ukraina me 34%."


"Pikërisht familjet më të varfëra, qoftë në vendet e pasura, qoftë në të varfërat janë më të prekurat. Atyre shpesh u duhet të vendosin a të shpenzojnë për vaktin e ardhshëm, apo për fëmijën e sëmurë." Një nder dhjetë nga 63 000 të pyeturve nga 60 vende pohojnö se vitin që shkoi i është duhur të paguajë së paku një herë rryshfet. Si shtetet më të korruptura barometri nxjerr Shqipërinë dhe Senegalin. Edhe në Kamboxha, Kamerun, Maqedoni, Kosovë, Nigeri, Pakistan, Filipne dhe Rumani njerëzit duhet të paguajnë nën dorë, nqs duan të arrijnë dicka. 54 % e të pyeturve në mbarë botën mendojnë se korrupsioni do të rritet, vetëm një ndër pesë pret që ai të bjerë.

  • Data 06.12.2007
  • Autor Verbica, Angelina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYTu
  • Data 06.12.2007
  • Autor Verbica, Angelina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYTu