1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në gara optimistë dhe realistë - Ekipi olimpik i refugjatëve

Ata janë vrapues të distancave të mesme, xhudistë dhe maratonistë dhe vijnë nga Sudani i Jugut, Kongo dhe Eritrea. Ata janë refugjatë në Kenia, ku janë klasifikuar për ekipin e parë të refugjatëve në Lojërat Olimpike.

Tifozët kenianë të sportit i brohoritën e duartrokitën në aereoportin e Nairobit atletët kombëtrarë që u nisën për në Rio. Por ata i uruan udhë të mbarë një javë më parë si dhe suksese e medalje edhe ekipit olimpik të refugjatëve.

Anjelina Nada është një nga pesë sportistet e ekipit olimpik të refugjatëve nga kampi i refugjatëve Kakuma në Kenia. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) i ka përzgjedhur ata për të nisur garat në Brazil. "Prej vitesh refugjatët ndodhen tek ne, por askush nuk e ka menduar se ata do të kishin ndonjëherë një shans të tillë. Kur Thomas Bach u bë presidentit i IOC-së, ai e kuptoi, se duhet t'u ndihmohet njerëzve me statusin e refugjatit."

Tegla Loroupe, ish-mbajtëse e rekordit në ecjen maratonë e ka përgatitur ekipin për në Rio në një kamp stervitjeje në periferi të Nairobit. Kjo nuk ishte një detyrë e lehtë, kujton menaxheri i kampit Jackson Pkemoi.

"Nëse ke të bësh me njerëz, që nuk kanë njohuri aspak për stërvietjen, kjo është një sfidë e vërtetë. Madje edhe të zgjuarit herët në mëngjes ishte një mësim i vështirë. Ne na duhej vazhdimisht t'i këshillonim ata."

Pesë atletët nga Kakuma vijnë nga Sudani i Jugut. Shumica e tyre e kanë kaluar pothuajse të gjithë jetën në kampin e refugjatëve. Kështu edhe vrapuesi i distancave të mesme James Nyang. "Unë vij nga një vend, ku mbizotëron lufta. Babi im është vrarë në luftë. Unë kam qendruar me nënën, por më pas erdhën ushtarët dhe i rekrutonin njerëzit për në ushtri. Mund të ndodhë që ata marrin edhe fëmijë dhjetë vjeçarë, ndaj unë u arratisa."

Bashkë me pesë atletë të tjerë nga Siria, Kongo dhe Etiopia ekipi nga Kakuma përfaqëson rreth 60 milionë refugjatët në mbarë botën. Një nder i madh, thotë Anjelina Nada, e cila qysh gjashtë vjeçe është ndarë prej prindërve të saj. "Ata me siguri janë krenarë për mua, ndonëse unë asnjëherë s'kam jetuar me ta. Ata nuk e dinë aspak, se si dukem unë, por ndoshta fotografitë mund t'u tregojnë diçka. E të thonë, kjo është fëmija ynë. Por kudo qofshin ata, unë e di që ata janë krenarë për mua."

Ekipi i refugjatëve do të konkurojë në Rio me flamurin e IOC-së, që ka marrë përsipër të gjitha kostot për stërvitjen, strehimin dhe ushqimin. Yiech Pur Biel, që konkuron në vrapim 800 metra thotë: "Ne nuk mund të konkurrojmë me flamurin tonë të Sudanit të Jugut. Ndaj unë u lutem kombeve të tjera, që ta ndihmojnë vendin tonë. Ndoshta ne mund të marrim pjesë në Lojërat Olimpike 2020 me flamurin e Sudanit të Jugut."

E ndoshta edhe me shanse për medalje. Ekipi deri tani ka kryer një vit stërvitje. Nuk ka shumë shpresa për fitore, thotë me realizëm vrapuesja Rose Nathike: "Jam shumë e emocionuar, sepse refugjatët marrin pjesë për herë të parë në këto gara. Unë shpresoj, që ne do të inkuarojmë të rinjtë në kampe refugjatësh, që të zhvillojnë talentin e tyre. Ne kemi filluar vetëm para disa muajsh dhe nuk mund të krahasohemi me sportistët që kryesojnë. Sidoqoftë ne do tëjapim maksimumin."