1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Gërdec 1500 trupa ushtarake për të pastruar totalisht zonën

Në kuadër të operacionit „Gërdeci 2008“ ka nisur faza e pastrimit të imët të të gjithë zonës nga materialet e pashpërthyera që mbeten rrezik për banorët.

Trupat xhenjere në Gërdec

Trupat xhenjere në Gërdec

Prokurorët që po hetojnë tragjedinë e Gërdecit kanë qenë ditën e enjte (27.03) në kraterin që është shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës në 15 mars. Ata vazhdojnë të mbledhin çdo provë dhe dëshmi për tragjedinë, si dhe për ditët e mëparshme për t'u njohur me mekanizmin e punës në fabrikën e çmontimit të predhave. Gjëja më e vlefshme që prokurorët kanë në duar është kasaforta e menaxherëve të fabrikës, e cila u gjet në rrënojat në afërsi të kraterit të shpërthimit. Çdo dokument i gjetur në këtë kasafortë po studjohet nga hetuesit për t'u vënë në shërbim të dosjes Gërdeci.

Trupat xhenjere janë duke kërkuar sërish në sipërfaqen e kraterit për të gjetur dy ish punonjëset e fabrikës, të cilat kanë mbetur viktima nga shpërthimi i datës 15 mars. Pavarësisht se familjarët e tyre janë të pakënaqur nga tempi i punës së njësive xhenjere, komandanti i operacionit „Gërdeci 2008“, gjeneral Spahiu dekalroi të enjten se është e pamundur të përdoren mjete të rënda për të lëvizur masën e madhe të rrënojave në krater. Ndaj dhe njësitë xhenjere janë duke depërtuar me kujdes duke përdorur mjete të lehta.


Të enjten ka nisur një fazë e re operacionale në Gërdec, ku rreth 1500 trupa ushtarake do të kontrollojnë në mënyrë të imët të gjithë zonën e infektuar me lëndë luftarake dhe municione të paplasura, të cilat përbëjnë rrezik për popullatën aty. Gjithashtu forcat e ushtrisë do të risistemojnë të gjitha rrugët brenda fshatit dhe ato lidhëse me fshatra të tjera.

  • Data 27.03.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVuI
  • Data 27.03.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVuI