1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Në fundjavë nis sezoni i ri i formula 1

Lufta për kampionin e botës do të vendoset në 18 gara. Si ekipe me shanse konsiderohen Ferrari dhe McLaren-Mercedes. Në hapje janë pesë gjermanë, që duhet të konfrontohen me rregullat e reja.

Ferrari

Ferrari

Flitet gjermanisht, edhe në sezonin e ri të formula 1 dhe kjo megjithë përfundimin e erës së Shumaherit. Një vit pas largimit të kampionit rekord Mihael Shumaher edhe vëllai i tij më i vogël Ralf është larguar nga gara. Ish piloti i Tojotës kalon në garën e veturave të kampionatit gjerman dhe i lë vendin Timo Glokut. "Unë do të kujdesem, që të mbetem në duelin ndërgjerman dhe ndoshta do të zemëroj njërin apo tjetrin atje përpara."

Glok në vitin 2004 ka bërë 4 gara për Jordanin dhe mori që në fillim dy pikë të kampionatit. Piloti 25 vjeçari i Tojotës është njëri prej gjithsej 5 gjermanëve. Në garën e hapjes me 23 mars në Kuala Lumpur në Malajzi do të marrin pjesë edhe Nico Rosberg, Sebastian Vettel, Adrian Sutil dhe Nick Heidfeld. 30 vjecari Heidfeld në BMW Sauber thotë: "Synimet tona këtë vit janë që të fitojmë garën tonë të parë. Ne e dimë të gjithë, se kjo nuk do të jetë e thjeshtë për shkak të McLaren dhe Ferrarit. Synimi ynë është i thjeshtë përparimi i mëtejshëm i ekipit."

Shanset më të mëdha duket se i ka Ferrari. Shefi i seksionit sportiv të Mercedesit Norbert Huag thotë. "Favoriti është ai që ka titullin e kampionit botëror, pra ferrari me Kimi Räikkënen. dhe mendoj, se Renault do të jetë më i fortë se vitin e kaluar dhe jo vetëm me Fernando Alonson. Pastaj BMW Sauber, kanë thënë se do të fitojnë dhe duan të jenë në krye. Mund të them se janë pesë ekipe që nisen të parat dhe ne duam të jemi ndër ta."

Me 28 shtator në Singapur gara e formula 1 do të zhvillohet për herë të parë në histori natën. Pista do të ndriçohet sikur të jetë ditë. Drejtori sportiv i BMW-së Mario Theissen është shumë i kënaqur: "Pres një atmosferë po aq të mirë sic e njohim nga drita e prozhektorëve në ndeshjet e futbollit. Kështu që çdo gjë fokusohet në pistë. Gjithçka rrotull del në sfond."

  • Data 11.03.2008
  • Autor Arnulf Boettcher
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMt5
  • Data 11.03.2008
  • Autor Arnulf Boettcher
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMt5