1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në formim qeveria "Gruevski 3"

Maqedonia është në pritje të formimit të qeverisë "Gruevski 3”. Bisedimet për ekzekutivin e ri po zhvillohen larg syve të opinionit por VMRO dhe BDI, thonë se tashmë janë marrë vesh për ndarjen e sektorëve kryesorë.

Kabineti qeveritar

Kabineti qeveritar

Pasi Presidenti i Maqedonisë Gjeorge Ivanov edhe zyrtarisht i dorëzoi mandatin kreut të VMRO-së Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisëv së re, paralelisht me procedurat ligjore, po zhvillohen edhe negociatat për ekzekutivin e ri mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, si dy parti fituese në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Qeveria “Gruevski 3” thuajse 50 përqind do të freskohet me kuadro të rinj, 9 deri 10 ministra, nga 21 sa numëron kabineti qeveritar, do të jene fytyra të reja në ekzekutiv.

Kryeministri Nikola Gruevski

Kryeministri Nikola Gruevski

Zëvëndëskryeministri Abdylaqim Ademi, njeherësh edhe anëtar i ekipit negocues për formimin e qeverisë së re, thotë se partnerët e koalicionit kanë arritur pajtueshmëri për vendet e ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë. Sipas tij në negociata është duke u bërë harmonizimi i programeve të dy partive për të formuar një program të përbashkët qeveritar. “Bëhet fjalë për program të përbashkët, i cili do të duhet të reflektojë programet e të dy partive politike, dhe frymën që është në ato dy programe. Nënkuptohet këtu duke përfshirë prioritetin kryesor që është eurointegrimet, zhvillimin ekonomik, mardhëniet ndëretnike, Marrëveshja e Ohrit dhe kështu me radhë”, thotë Abdylaqim Ademi.

Partisë shqiptare në pushtet, në qeverinë e re do t`i takojnë dy poste të zevendës kryeministrave, 5 ministri, 4 zevendës ministra si dhe 5 sekretarë shtetërorë. Analisti politik Albert Musliu, thotë se negociatat për formimin e qeverisë së re mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, po zhvillohen larg syve të opinionit publik dhe nuk jepen detaje për atë se çfarë negociojnë partnerët e koalicionit. “Kjo është çështje negociatash. Besoj se çështja e ministrive është e rregulluar, jemi shumë të interesuar se si do të përmbushet pjesa politike, pasi nga pjesa politike varet edhe procesi eurointegrues edhe efektuimi i dikastereve të cilat BDI-ja deri tash i ka negociuar për vete”, thotë analisti Albert Musliu.

Ali Ahmeti, Kryetar i BDI

Ali Ahmeti, Kryetar i BDI

Sipas analistëve politikë, partia shqiptare në qeveri, duhet të insistojë që pjesë e programit qeveritar të jetë edhe platforma e saj zgjedhore. “Në çdo shtet demokratik normal, qeveritë e koalicionit nënkuptojnë edhe programe të koalicionit dhe për mua nuk ka justifikim nëse kjo nuk ndodh”, shton Albert Musliu

Analisti Vladimir Boxhinovski , vlerëson se gjatë formimit të qeverisë së koalicionit, është mëse e nevojshme të harmonizohen programet partiake, sepse në të kundërtën koalicioni do të jetë labil. Do të ishte e favorshme thotë Bozhinovski, që VMRO-DPMNE dhe BDI të kenë edhe një marrëveshje të shkruar për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.

“Besoj se do të ketë një platformë të përbashkët, në bazë të së cilës do të ndërtoheshin raportet dhe do të miratoheshin vendimet mes partnerëve të koalicionit. Sa i përket paralajmërimeve se do të ketë një marrëveshje të nënshkruar, unë nuk besoj se do të ketë një gjë të tillë”, shprehet analisti Vlldimir Bozhinoski

Parlamenti, takim i fraksioneve

Parlamenti, takim i fraksioneve

Sipas profesort universitar Zdravko Savevski, edhe pse midis VMRO-PMNE-se dhe BDI-se nuk ka ndonje ideologji të përafërt, ky koalicion në të kalarën ka funksionuar pa pobleme të mëdha. “Meqë nuk ekziston profilim ideologjik mes dy partnerëve të koalicionit qeveritar, atëherë BDI përqëndrohet në realizimin e kërkesave të shqiptarëve, pa u fokusuar në dallimet që ka me partnerin e koalicionit qeveritar”, thotë Zdravko Savevski.

Në bazë të afateve kohore që janë në skadim e sipër, qeveria e re më së voni duhet të formohet deri më 10 gusht.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama