1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në ekonominë maqedonase mungojnë investimet e huaja

Kriza globale ekonomike dhe mosanëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE janë dy arsyet kryesore për mungesën e investimeve nga jashtë në ekonominë e Maqedonisë.

Pamje nga Shkupi. Ne foto - njera nga urat me te njohura te Shkupit

Maqedonia për herë të parë gjendet para një kolapsi të ekonomik dhe financiar, prandaj qeveria duhet të ndërrmarë masa antikrizë, për ta zbutur sadopak impaktin ndaj ekonomisë dhe papunësisë në vend. Maqedonisë i nevojiten edhe një sërë masash të reja antikrizë, sepse në të kundërtën shteti do të përjetojë një cunami ekonomik. Kështu shprehet eksperti ekonomik ndërkombëtar, Sem Vaknin. Gjithnjë sipas tij, qeveria e Maqedonisë duhet të harrojë se do të vijnë investues të huaj dhe do të sjellin para në Maqedoni. Qeveria duhet të përqëndrohet tek investimet vendore dhe në punësimet e reja, sepse kjo qeveri nuk ka politika punësimi, thotë Sem Vaknini.

Ambienti politik dhe ekonomik kushtëzon investimet

Profesori në universitet, Abdylmenaf Bexheti thotë se megjithë përcaktimet strategjike të të gjitha politikave ekonomike, për të tërhequr një strukturë dhe një vëllim investimesh të konsiderueshme në Maqedoni, kjo nuk ndodh, për dy arsye kryesore - të kompleksitetit të faktorit politik dhe atij ekonomik. Ndikimi i faktorit politik në investime është shumë domethënës, meqë Maqedonia ka disa situata kontestuese politike:

" ...në raport me fqinjët, me sjelljen në rajon dhe në raport me konsolidimin dhe realizimin e proceseve politike, siç është anëtarësimi në BE por edhe në NATO", deklaron Abdylmenaf Bexheti.

Investimet lihen për ditë më të mira

Eksperti për çështje ekonomike, Miroljub Shukarov thotë se arsyet politike nuk janë aq element kryesor për ndikimin e ardhjes e investimeve nga jashtë në ekonominë e Maqedonisë. Sipas tij, kriza ekonomike botërore ka ndikim më të madh.

" Të gjithë kursejnë, gjegjësisht investimet i lënë për ditët më të mira. Sot pasiguria bën që fondet mos të planifikohen, si te ne, poashtu edhe tek ekonomitë e vendeve të tjera", thotë Miroljub Shukarov.

Joatraktiviteti i Maqedonisë si vend për investime i ka drejtuar investuesit e huaj ne përzgjedhjen e opsioneve alternative në rajon, siç janë Shqipëria, Serbia dhe Kosova duke e anashkaluar Maqedoninë, thotë profesori Abdylmenaf Bexheti. Gjithnjë sipas tij, faktorë të natyrës ekonomike që ndikojn në mos ardhjen e investimeve nga jashtë është mospërfundimi i tranzicionit ekonomik dhe jo vetëm në pjesën e privatizimit, por edhe

" Ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme ekonomike me mosinvolvimin e politikës thellë në masat ekonomike, në luftën kundër korupsionit dhe në aspektet tjera që kanë të bëjnë me qeverisje të mirë të politikave ekonomike në vend", vlerëson Bexheti.

Seriozitet me investimet

Ambienti ekonomik në vend duhet të përmirësohet dukshëm, që të mund t'u bëhet ofertë serioze investuesve të jashtëm. Mungesa e investimeve nga jashtë është çështje komplekse dhe nëse Qeveria e Maqedonisë dëshiron që këtë çështje ta lëshojë në një rafsh teknik atëherë efektet e krizës do të jenë të paparashkiueshme, vlerësojnë ekspertët ekonomik.

Autor: Fatos Musliu/ Shkup

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I3Ef
  • Data 04.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I3Ef