1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në duart e Mafias - Ku përfundojnë subvencionet e BE-së në Kalabri

Kalabria është një shembulll i mirë për të treguar se subvencionet që vë në dispozicon Brukseli nuk shkojnë tek ata që kanë nevojë. Prej atyre që Brukseli livron vit në Italinë e Jugut përfiton mafia dhe Ndrángheta.

Siluetë mafiozi

Siluetë mafiozi

Dy panine me peshk ton dhe domate, një sallatë frutash dhe një shishe ujë. Enzo Patini, manaxheri i ri nga Napoli, i cili nuk do të na e thotë emrin e tij të vërtetë, e kalon shpesh pushimin e drekës në sallën e konferencave të shoqërisë ku punon. Pasi ha ai lexon me qetësi gazetat dhe mbledh në internet informacione për subvensionet nga Brukseli.

Arrestohet bosi i mafias, Giuseppe Bellocco - 16 korrik 2007

Arrestohet bosi i mafias, Giuseppe Bellocco - 16 korrik 2007

"Nga viti 2000 deri në 2006 për Jugun e Italisë janë derdhur 50 miliardë euro subvencione nga Brukseli. Këto përbëjnë 3 përqind të prodhimit bruto të vendit."

Shuma të jashtëzakonshme, të cilat sipas pikëpamjes së ekspertëve financiarë nuk kanë sjellë ndonjë lloj përfitimi. "Askush nuk mund të pretendojë me seriozitet se gjendja ekonomike e Italisë së Jugut është përmirësuar ndjeshëm. Çështja pra është se për se dhe për kë kanë qenë ato 50 miliarda? Këtu nuk kemi të bëjmë me projekte që nuk kanë treguar rezultate, por për gjëra më të këqia. Në Itali sikurse edhe në Francë dhe Greqi ka një numër të madh rastesh mashtrimi, shumica e tyre në Sicili e ndjekur nga Kampanja."

Pikërisht në ato rajone ku është e përqëndruar mafia und Camorra. Sipas Enzo Patinit kjo s'është rastësi: "Në rastin e shumave të tilla nuk mund të jetë një njeri i vetëm. Kemi të bëjmë me një sistem mashtrimi të kriminalitetit të organizuar për të përfituar para nga ndihmat e Brukselit."

BE dhe paraja

BE dhe paraja

I këtij mendimi është edhe informaticini nga Kalabria Francesco Strana: "Një pjesë e parave shkon edhe në xhepat e popullsisë, por në mënyrë indirekte përmes kriminalitetit të organizuar, që me këto para paguan ata që punojnë nëpër firma që janë në dorën e mafiozëve."

Ky problem natyrisht që është i njohur edhe në Bruksel. Për këtë si kusht për akordimin e subvensioneve është transparenca. Por administratat rajonale nuk u përmbahen atyre. Madje Kampanja nuk arriti t'i merrte të gjitha fondet e parashikuara, sepse nuk kishte përmbushur kriteret. Megjithatë shumë besojnë se sado të ashpra të jenë kriteret, ato nuk mund të parandalojnë që paratë të bien në duart e gabuara.

Kështu mendon edhe Francesco Strana: "Kontrollet mund të ashpërsohen, po këta njerëz janë të zgjuar. Ata do t'ia dalin gjithmonë që t'i paraqesin gjërat sikurse parashikohet. Kështu e kanë bërë deri tani dhe kështu do ta bëjnë edhe më tej. Problemi duhet kapur nga rrënjët."

Francesco pushon një moment dhe vazhdon duke thënë se e domosdoshme është fillimisht që qeveria italiane ta pranojë se e ka humbur kontrollin ndaj një pjese të territorit të vendit, të cilin e kanë në dorë grupimet kriminale. Pas kësaj BE-ja duhet ta marrë vetë në dorë kontrollin e projekteve që financon.

Ngjashëm shprehet edhe Franceso Molacce, zëdhënës i një forumi social në provincën kalabreze të Locri. "Deri tani nuk kemi një klasë politike që të jetë aq e moralshme, sa t'i ndajë subvencionet sipas kriteve objektive. Politikanët tanë furnizojnë me paratë e fondeve publike miqtë e tyre."

Një gjykim asgjësues për mënyrën aktuale të shpërndarjes së tenderave të BE-së. Rajoni i Sicilisë premtoi se do të përmirësohet dhe ka ngritur një zyrë speciale, e cila bashkëpunon me policinë financiare për të evidentuar rastet e parregullsive në përdorimin e subvencioneve të BE-së. Çështja është vetëm se sa seriozisht e marrin nëpunësit e kësaj zyre detyrën e tyre.

  • Data 29.07.2008
  • Autor Kirstin Hausen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Em0S
  • Data 29.07.2008
  • Autor Kirstin Hausen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Em0S