1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Në Bundeswehr duhet të repektohen të gjitha të drejtat e njeriut

Procesi i zhvilluar kundër ushtarakëve që akuzohen se kanë keqtrajtuar rëndë rektrutët komentohet nga shtypi gjerman i ditës.

Kazerma Freiherr vom Stein në Coesfeld

Kazerma Freiherr vom Stein në Coesfeld

Në të përditshmen Süddeutsche Zeitung lexojmë:

"Vendimi i gjykatës në Mynster lidhur me skandalin në kazermën Coersfeld të Bundsëerit gjerman nuk është zhvilluar në një hapsirë boshe juridike, sepse edhe atje vlejnë dispozitat e njëjta sikur edhe në shoqërinë civile. Pikërisht në Bundeswehr duhet të repektohen të gjitha të drejtat e njeriut. Prandaj është dashur ndoshta të kërkohen dënime edhe më rigoroze ndaj atyre që i kanë shkelur vlerat njerëzore", mendon komentatori i kësja gazete.

Me fjalë edhe më të qarta shprehet komentatori i gazetës " Frankfurter Rundschau".

"Ashtu duhet. Procesi në Coesfeld tregon se edhe në ushtri duhet të respektohen kufijtë e eprorëve. Me siguri që në kuadër të stërvitjeve nuk bënë pjesë edhe keqtrajtimi i qytetarëve në uniformë, me shpjegimin kinse po i përgatisin për dërgimin në misionet jashtë vendit. Dënimi i aktorëve të keqtrajtimeve ëshë pjesë e mirë e lajmit. Ndërsa pjesa e keqe është se vetë ushtria nuk ishte në gjendje të evitojë gjërat e këtilla, sepse edhe më parë ka pasur parlajmërime për gjëra të tilla. Pra çfarë duhet bërë?

"Së pari askush nuk duhet ta minimizojë këtë rast. Nuk duhet përdorur as argumentimet se rastet e tilla nuk mund të evitohen. Në kazerma nuk duhet të ketë hapsirë për keqtrajtime. Ushtarët duhet të përgatiten mirë, por jo të stërviten në kushte mizore", konstanton Frankfurter Rundschau.

Ndërsa e përditshmja e kryeqytetit, Berliner Zeitung pohon se "lufta sjell dhunën. Eprorët në Coesfeld kanë dashur që realitetin t'ua prezantojnë ushtarëve në stërvitje. Prandaj edhe nuk shohin se kanë bërë ndonjë gabim. Mirëpo pikërisht këtu është skandali, sepse oficerët duan që kjo të kuptohet përmes keqtrajtimeve të ushtarëve. Megjithë dënimet e lehta, procesi në Mynster ishte një udhërrëfim i mirë", konstaton Berliner Zeitung.

  • Data 13.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNyX
  • Data 13.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNyX