1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Bruksel vazhdojnë negociatat - pritjet modeste!

Në rend dite në negociatat dyditore Prishtinë Beograd janë zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme, çështja e telekomunikacionit, energjisë dhe prezantimit në takimet rajonale. Por do të hapen edhe tema të tjera.

Die Delegation des Kosovo in Brüssel bei der sechsten Runde der Verhandlungen (Dialog) zwischen Belgrad und Prishtina (Priština). DW/Marina Maksimovic Aufnahmedatum und -ort: 02. 09. 2011; Brüssel

Dialogu Beograd Prishtinë

Qeveria e Kosovës është e gatshme që me Beogradin të bisedojë për menaxhimin e përbashkët të kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, që parashikohet edhe me planin e Marti Ahtisaarit. Në kumtesën e qeverisë thuhet se Prishtina do të insistojë që Beogradi të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani.

###Nicht für Flash-Galerien verwenden!### Auf dem Foto ist die Chefin des kosovarischen Verhandlungteams und die Vizeministerpräsidentin Edita Tahiri Fotos von unserer Korrespondentin aus Brüssel - Marina Maksimovic 08. März 2011

Edita Tahiri

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në Bruksel do të kërkojë që të shpërblehet edhe roli konstruktiv i Prishtinës në dialog dhe të fillojë vendosja e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. Në delegacioni do të jenë edhe këshilltarët e kryeministrit, përfaqësuesit e ministrisë së jashtme dhe të brendshme, përfaqësuesit e doganave dhe zyrtarë të policisë kosovare.

###Nicht für Flash-Galerien verwenden!### Auf dem Foto ist der Chef des serbischen Verhandlungteams Borko Stefanovic /Boris Stefanovic Fotos von unserer Korrespondentin aus Brüssel - Marina Maksimovic 08. März 2011

Borisllav Stefanoviq

Pala serbe e udhëhequr nga Borisllav Stefanoviq është e mendimit se në këtë takim duhet hapur edhe çështja e veriut dhe zhvillimeve të fundit atje. Por kësaj radhe janë shtuar mosmarrëveshjet në mesin e serbëve. Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës, i kanë kritikuar marrëveshjet e deritanishme mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky fakt si dhe zgjedhjet e pritura në Serbi kanë bërë që delegacioni i qeverisë serbe ta ketë edhe më vështirë të realizojë marrëveshjet e arritura, thotë në një intervistë për Deutsche Wellen në shqip, Oliver Ivanoviq, sekretar në ministrinë serbe për Kosovën, "i cili nga këto bisedime nuk pret shumë"

"Shpresoj se do të arrihet marrëveshje për diplomat, sepse kjo është një prej marrëveshjeve më të lehta, që nuk ka pasoja politike. Kjo është me rëndësi sepse situata politike në Prishtinë aktualisht është jostabile, ndërsa në Serbi priten zgjedhjet. Në kushte të këtilla asnjëra qeveri nuk është tepër konstruktive dhe e gatshme për kompromise serioze. Marrëveshja e dytë që mund të arrihet është ajo për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale, ndonëse kjo çështje është më e vështirë. Të gjitha çësthjet tjera janë shumë kontestuese", pohon Ivanoviq.

Die Delegation des Kosovo in Brüssel bei der sechsten Runde der Verhandlungen (Dialog) zwischen Belgrad und Prishtina (Priština). DW/Marina Maksimovic Aufnahmedatum und -ort: 02. 09. 2011; Brüssel

Delegacioni serb kësaj radhe do ta ketë në Bruksel edhe më vështirë se më parë, sepse Serbia është futur pothuajse në fushatë elektorale, ku Kosova sërish është një prej temave më të rëndësishme. Ndërkohë që serbët nga veriu i Kosovës kanë kërkuar edhe shkarkimin e Stefanoviqit, të pakënaqur me marrëveshjet e arritura deri tani. Ivanoviq thotë se në këto bisedime nuk duhet vënë kushte kohore, sepse asnjë marrëveshje e shpejtë nuk është e mundur.

"Çdo marrëveshje e arritur duhet të kënaqë shumë aspekte. Ndër tjerash, me këto marrëveshje duhet të pajtohen edhe serbët e Kosovës. Ata nuk janë elementi vendimtar, por janë element shumë i rëndësishëm për realizimin e marrëveshjeve", thotë Ivanoviq, i cli paralajmëron nga mundësia që serbët e pakënaqur "të shpallin pavarësinë e veriut të Kosovës", në qoftë se nuk gjendet ndonjë zgjidhje e shpejtë.

Kjo ide është kundërshtuar nga disa analistë dhe përfqësues të qeverisë serbe që dëshmon se edhe mes vet përfaqësuesve të qeverisë ka dallime të mëdha për marrëveshjet e mundshme dhe në radhë të parë realizimin e tyre. Analisti Vuk Stankoviq Vuk Stankoviq thotë se kjo ide është e pazakonshme, sepse nuk dihet se çfarë pavarësie do ta shpallin ata: “Nga Serbia apo Kosova?, pasi që serbët edhe më tej mendojnë se Kosova është pjesë e Serbisë".

Ekspertët nga Beogradi paralajmërojnë se në kushte të tilla, është shumë vështirë të pritet ndonjë marrëveshje serioze mes Prishtinës dhe Beogradit.

Autor: Bahri Cani
Redaktor: P. Pani

  • Data 20.11.2011
  • Autor Pandeli Pani
  • Fjalët kyç a
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13E01
  • Data 20.11.2011
  • Autor Pandeli Pani
  • Fjalët kyç a
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13E01