1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Bosnjë vazhdojnë protestat kundër varfërisë

Në fillim punëtorët kërkuan t'u paguheshin pagat, pastaj protestat u përhapën në gjithë Bosnje-Hercegovinën kundër situatës së keqe ekonomike dhe sociale. Konflikti po merr tipare gjithnjë e më brutale.

Mitingjet kundër qeverisë janë përhapur në të gjithë Bosnjen. Sipas njoftimeve të shtypit të se premtes (p7.02.) më shumë se 130 vetë janë lënduar. Përleshjet më të ashpra mes mijëra demonstruesve dhe policisë u shënuan të enjten (06.02.) në Tuzla në veri të vendit, kur një tubim u shndërrua në konflikt të dhunshëm.

Indinjatë për varfërinë dhe korrupsionin

Huliganë qëlluan xhamat e dritareve, u vunë zjarrin koshave të plehrave dhe sulmuan policët me gurë dhe granata ndriçuese, bënë të ditur autoritetet lokale. Policia e shpërndau pastaj turmën me gaz lotsjellës. 104 policë dhe 30 demonstrues u plagosën në përleshje. Shkaktar i protestave që vazhdojnë prej ditës së mërkurë (05.02.) ishin kërkesat e punëtorëve, të cilën nuk kishin marrë pagat. Fillimisht në katër qytete pati aksione solidariteti, të cilat më vonë u shndërruan në një lëvizje të gjerë kundër situatës së keqe ekonomike, papunësisë së lartë dhe korrupsionit shumë të përhapur. Në shumë vende u sulmuan ndërtesa të qeverisë.

Papunësia në nivelin 27,5 për qind është më e larta në Ballkan. Tuzla ka qenë nga zonat më të prekura vitet e kaluara për shkak të mbylljes së fabrikave. Protestat pritet të vazhdojnë edhe këtë të premte (07.02.) në shumë qytete dhe në kryeqytetin Sarajevë.