1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në Ballkan si dhe në Lindjen e Mesme BE-ja vazhdon të përpiqet për vendosjen e ekuilibrit

Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë varur shpresat tek fitorja e forcave pro-evropiane në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Lindja e Mesme dhe Serbia ishin në rendin e ditës të takimit të ministrave të BE-së.

Ministrat e jashtëm të BE-së

Ministrat e jashtëm të BE-së

BE-ja shpreson që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi t´i fitojë partia demokratike pro-evropiane e Boris Tadiçit. Sipas mendimit të ministrave të jashtëm kjo është e vetmja shpresë për marrëdhënie solide mes Serbisë dhe BE-së. Kryeministri nacional-konservator Vojislav Kostunica dha të shtunën (8.3.) dorëheqjen. Koalicioni qeverisës u shpërbë, sepse të dyja partitë nuk binin dakord mbi një kurs të përbashkët për politikën që vendi duhet të ndiqte ndaj BE-së.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pas takimit në Bruksel, 10 mars 2008

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pas takimit në Bruksel, 10 mars 2008

Ministri i jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier e mbështet kursin e presidentit të rizgjedhur serb Tadiç: "Unë shpresoj shumë, që zgjedhjet parlamentare të tregojnë, se shumica e serbëve edhe në këtë situatë të tensionuar do të vendosin për rrugën evropiane të Serbisë. E them hapur unë vetë nuk shoh tjetër alternativë."

Edhe pro-evropiani Tadiç e refuzon pavarësinë e Kosovës

Megjithatë asnjëra prej partive në Serbi nuk mund të qeverisë e vetme. Nuk është aspak e sigurtë nëse do të rezultojë pas zgjedhjeve në fillim të majit, ashtu siç dëshiron BE-ja. Edhe pro-evropiani Tadiç e refuzon pavarësinë e Kosovës. Shtetin e ri deri tani e kanë njohur 16 nga 27 vendet antare të BE-së. Do të pasojnë edhe disa shtete të tjera. Ndërsa pesë shtete antare tani për tani nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës.


BE-ja i ka bërë Serbisë një tjetër ofertë bashkëpunimi

BE do të ishte e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocijimit, megjithëse i kërkuari për krime lufte ish-gjenerali Mladiç ende vazhdon të jetë i lirë. Deri tani qeveria serbe i ka hedhur poshtë të gjitha ofertat për Kosovën. Këtij pozicioni ajo do t´i përmbahet deri në zgjedhjet e majit, beson ministri Steinmeier. Ai ka frikë se në luftën elektorale do të shprehen tonet nacionaliste dhe mund të ketë tensionim të mëtejshëm: "Një gjë e tillë mund bëjë, që në përgatitje e sipër të zgjedhjeve të shkallëzohen tonet nacionaliste duke tentuar sërish për të arritur në Veri të Kosovës, ku padyshim arrin krahu i zgjatur serb."

Veriu i Kosovës refuzon qeverinë në Prishtinë

Veriu i Kosovës i banuar kryesisht nga serbë e refuzon bashkëpunimin me qeverinë në Prishtinë. Ky grup i popullsisë nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje, kërkoi ministri gjerman Steinmeier, duke argumentuar, se ky grup popullsie i përket shtetit të Kosovës. Ndërsa në Beograd presupozohet, që teorikisht zgjedhjet duhet të zhvillohen në të gjithë territorin e Kosovës, sepse ky është territor serb.


Ndërkohë në Kosovë ka nisur punën misioni i policisë dhe i drejtësisë me rreth 20 punonjësit e parë. Kontigjenti i BE-së gjatë katër muajve të ardhshëm do të rritet në 1.800 punonjës që do të zevëndësojnë amdinistratën e deritanishme të UNMIK-ut.


DW.COM

  • Data 11.03.2008
  • Autor Riegert, Bernd (DW Brüssel)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMHQ
  • Data 11.03.2008
  • Autor Riegert, Bernd (DW Brüssel)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMHQ