1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Në Afrikë nis sot gara e madhe: Gjermania prezantohet me ekipin më multikulturor, 9 lojtarë të huaj

Ata quhen Marin, Cacau, Özil dhe Khedira. Janë shpresa e miliona tifozëve gjermanë për Kampionatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Më shumë se gjysma e lojtarëve të kombëtares gjermane kanë prejardhje të huaj.

default

Gati për kupën - Kombëtarja gjermane

Kampionati Botëror i Futbollit FIFA 2010 në Afrikën e Jugut. Gjermania do të luajë kundër Serbisë. Përfytyroni këtë skuadër: Neuer – Boateng, Tasci, Aogo, Mertesacker – Khedira, Trochoëski, Özil, Podolski – Cacau, Klose.

Gjysma e kombëtares gjermane përbëhet nga të huaj

Në këtë skuadër imagjinare gjermane luajnë 9 futbollistë me prejardhje të huaj. Të gjithë përveç portierit Neuer dhe mbrojtësit Mertesacker. Në stolin e rezervës ndodhen dy lojtarë të tjerë me prejardhje të huaj: Marin dhe Gomez. Gjysma e lojtarëve që përfaqësojnë Gjermaninë në Afrikën e Jugut rrjedhin nga 8 vende të ndryshme të botës.

Jacques Rogge, presidenti i Komitetit Olimpik, është i kënaqur me skuadrën e trajenrit Joachim Löw. "Sporti është një vegël fantastike për integrimin social", shprehet shpesh ai. Futbolli është me të vërtetë numri 1 kur bëhet fjalë për integrimin social të minoriteteve.

Helmut nga Salo Paolo

Freundschaftsspiel Ungarn gegen Deutschland

"Helmut" Cacau

Një nga lojtarët tek të cilët janë varur shpresa shumë të mëdha për këtë kampionat është një djalë që quhet Helmut. Kjo është nofka e Cacau, i cili ka lindur në Sao Paolo të Brazilit. Sulmuesi erdhi përpara 10 vitesh në Gjermani me një grup kërcimtarësh samba. Filloi të luajë futboll në klube të vegjël. Kontratën e parë e firmosi me një ekip rajonal të Mynihut. Dikur e vunë re edhe klubet e mëdha të futbollit. "Helmut" sapo zgjati kontratën prej disa miliona euro me klubin Vfb Suttgart. Provimin për gjuhën gjermane e bëri pa asnjë gabim. Sot ai thotë: "Jam i gëzuar që më adoptoi Gjermania. Mentaliteti im është gjerman".

Prindërit e lojtarëve të tjerë vijnë nga Bosnje-Hercegoniva, nga Turqia, Ghana, Tunizia, Spanja, Nigeria dhe Polonia. Por djemtë e tyre vendosën të jenë gjermanë. Me shqiponjën në kraharor ata do të luajnë për të marrë titullin e katërt për Gjermaninë.

Futbolli - Shans për integrim

Deutschland Fußball Bundesliga

Sipas statistikave gjermane, në vitin 2008 një ndër 5 njerëz në Gjermani kishte rrënjë të huaja. Nga rreth 15.9 milionë banorë me prejardhje të huaj, 2.9 milionë rrjedhin nga Turqia. Sidomos në Gjermani bie në sy fakti se futbolli është një ndër llojet më të sukseshme të sportit për të huajt për të arritur një status në shoqëri që në rrethana të tjera nuk do të ishte i mundur. Klubet e futbollit mund t'i frekuentojnë edhe njerëz nga familje të varfëra, gjë që në sporte të tjera është pothuajse e pamundur.

Autor: Srecko Matic/Sonila Harasani

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 11.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nnlz
  • Data 11.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nnlz