1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në 75 vjetorin e djegies së Rajshtagut

Djegja e ndërtesës së Rajshtagut më 27 shkurt 1933 është një prej stacioneve kryesore të forcimit të diktaturës naziste. Nisur nga ky pretekst ata filluan të ndërmerrnin hapa, të cilat gjithsesi i kishin planifikuar.

default

Pamje e Rajshatgut (Reichstag) gjerman

Në mbrëmjen e 27 shkurtit nga ora 21 shpërthen një zjarr në ndertesën e parlamentit, që megjithë angazhimin e zjarrfikësve shkatërron sallën plenare. Policia kap në vendin e ngjarjes të riun hollandez Marinua van der Lubbe. Ai pohon se është komunist dhe pranon menjëherë se ka dashur të marrë hak ndaj kapitalizmit. Për bashkëpunëtorë ai nuk flet.

Reichstagsbrand

Fotografi nga djegia e Rajshtagut 27 shkurt 1933

Por në të njëjtën mbrëmje kryeministri prusian, Hermann Gëring, bën përgjegjëse për zjarrin partinë komuniste. Gëring: "Kur konti Helldorf dëgjoi për zjarrin, atij si dhe secilit prej nesh iu bë e qartë, se kjo kishte qenë partia komuniste. Unë e thirrja pastaj sigurisht në zyrë dhe i thashë, se duhet t´i kërkoj tani që të vërë në dispozicion SA të tij, të gjithë duheshin arrestuar."

Kështu ndodh. Shumë politikanë të partisë komuniste dhe shkrimtarë të majtë arrestohen. Kundërshtarët e nacionalsocialistëve pohojnë nga ana tjetër, se NSDAP vetë fshihej pas zjarrit, me qëllim që të kishte shkak për të vepruar kundër atyre që mendonin ndryshe.

Historiani Hans Mommsen nuk i beson asnjërit prej këtyre versioneve. "Zjarri Rajshtagut i është vënë nga hollandezi van der Lubbe, dhe është akt i kryer nga një person i vetëm, dhe komunistët nuk kanë të bëjnë fare me të dhe as nacionalsocialistët jo. Nuk ka patur asnjë shkak, apo arsye më të thellë për të dyshuar në kryerjen e aktit nga një person."

Parade zum 50.Geburtstag von Adolf Hitler

Nacionalsocialistët shfrytëzojnë shansin e momentit. Presidenti von Hindenburg nënshkruan të ashtuquajturin dekret urgjent "për mbrojtjen e popullit dhe të shtetit".

Nacionalsocialistët e shfrytëzojnë menjëherë shansin e momentit. Që të nesërmen presidenti Paul von Hindenburg nënshkruan të ashtuquajturin
dekret urgjent "për mbrojtjen e popullit dhe të shtetit", që hyn menjëherë në fuqi. Ai anullon të drejtat kryesore civile. Kufizohet liria e shtypit dhe e mendimit, shteti mund të cënojë sekretin e letrës, postës dhe telekomunikacionit, të ndalojë grumbullimet dhe të lehtësojë kontrollet e shtëpive.

Sipas historianit, Hans Mommsen, këto masa do të kishin ardhur edhe pa zjarrin, por pak më vonë. Një gjysëm viti më vonë nis në Leipzig procesi kundër van der Lubbes dhe katër të akuzuar të tjerë, ndër ta Ernst Torgler, shefi i fraksionit komunist në parlament, dhe komunisti bullgar Georgi Dimitrov.

Reichstagssitzung mit Hitler

Pamje nga seancat

Dimitrov dhe Gëring gjatë procesit bëjnë replika të ashpra verbalem si këtu, kur Dimitrovi pyet, në se është e njohur, që Gjermania ka marrëdhënie diplomatike, politike dhe ekonomike: "Dhe ky BS ka marrëdhënie diplomatike, politike dhe ekonomike me
Gjermaninë. A është e ditur kjo?"

Gëring thotë:"Tani dua t’ju them, se çfarë i është bërë e ditur popullit gjerman. E ditur i është bërë popullit gjerman, që ju këtu silleni në mënyrë të paturpët dhe vini këtu për t´i vënë zjarrin Rajshtagut dhe i lejoni vetës të këtilla pafytyrësira me popullin gjerman. Unë nuk kam ardhur këtu, për t´u akuzuar prej jush."

Por fundi i procesit është deziluzionues. Përveç van der Lubbe, i cili dënohet me vdekje dhe ekzekutohet në 1934, të gjithë të akuzuarit e tjerë lihen të lirë, sepse nuk mund t´u dëshmohet faji.

Dhe ishte edhe përfundimi i këtij procesi, që i shtyu nacionalsocialistët që të krijonin një gjykatë të posaçme, gjykatën e popullit. Me këtë mori fund edhe ajo pak pavarësi e gjykatave, që kishte mbetur.





  • Data 22.02.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBuT
  • Data 22.02.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBuT