1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në 65-vjetorin e Kushtetutës gjermane

Kushtetuta është baza e bashkëjetesës demokratike në Gjermani dhe mundësoi dhe bashkimin mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

"Kushtetuta është një rast i veçantë lumturie në historinë gjermane," tha presidenti i Bundestagut Norbert Lammert (CDU) në një ceremoni që u zhvillua të premten (23/05/2014) në parlamentin gjerman. Anëtarët e Bundestagut, Këshillit të Federatës, të qeverisë dhe të Gjykatës Kushtetuese u mblodhën për të përkujtuar 23 majin e vitit 1949, datën kur u miratua ligji themelor, sikurse quhej kushtetua, si bazë e demokracisë së re në Gjermani. 65 vjet më vonë, tha Lamert, Gjermania mund të jetë e gëzuar për këtë Kushtetutë, sepse ajo është "baza e padiskutueshme" e bashkëjetesës demokratike në Gjermani. Kjo kushtetutë mundësoi edhe bashkimin mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

Norbert Lammert

Norbert Lammert

Lammert: "Ligji themelor mundëson diversitetin"

Duke qenë se rreth 20 për qind e popullsisë në Gjermani janë me sfond emigrimi tani Gjermania është nga pikëpamja "etnike, kulturore dhe fetare" një vend tjetër ng ç'ishte në periudhën menjëherë pas luftës, tha Lammert. "Një ndër meritat më të mëdha të Kushtetutës është që lejon këtë diversitet." - tha Lammert. Lammert theksoi në mënyrë të veçantë rolin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është organi gjyqësor që mbikqyr pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën.

Kermani: "Faleminderit Gjermani"

Me interes të veçantë u prit fjalimi solem i shkrimtari 47-vjeçar Navid Kermani. Kermani, djalë emigrantësh nga Irani, i lindur në Siegen të Gjermani, e impresioni parlamentin me një fjalimin e tij të zjarrtë ku ndër të tjera tha: "Republika Federale Gjermane është bërë një vend që ia vlen të jetohet dhe ta duash." Ai e vlerësoi faktin që në përvjetorin e 65-të Kushtetutës ishte e mundur që fjalën solemne ta mbante një qytetar me sfond emigrimi.

Navid Kermani

Navid Kermani

Në të njëjtën kohë Kermani kritikoi hapur edhe mënyrën se si i zbaton politika gjermane parimet e Kushtetutës në realitet. Ai solli shembullin e ndryshimit të rregullave të azilit të sanksionuara në paragrafin 16 të Kushtetutës. "Të drejtës për azili iu hoq përmbajtja, nenit 16 iu hoq dinjiteti." Gjermania nuk ka nevojë të marrë mbi vete gjithë mundimet e botës, por ajo ka burime të mjaftueshme për të mbrojtur të përndjekurit politikë. Përveç kësaj të nevojshme janë edhe më shumë mënyra që njerëzit të mund të emigrojnë ligjërisht në Gjermani, kërkoi Kermani duke korrur duartrokitje nga opozita, po edhe i shoqëruar nga fytyra të ngrira, sidomos nga deputetët e CDU/CSU-së.

Me një gjest simbolik ai bëri një përkulje përpara Gjermani duke shprehur falënderimin për "mundësitë e madhërishme për integrim" që parashikon Kushtetuta për një shoqëri multikulturore. "Faleminderit, Gjermani" ishin fjalët me të cilat ai mbylli fjalimin e tij. Ceremonia u mbyll me himnin kombëtar të cilin e kënduan njëzëri të gjithë të pranishmit.