1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Në 40-vjetorin e udhëtimit të parë të njeriut në Hënë

E ardhmja e udhëtimeve kozmike në pikëpyetje, sepse presidenti amerikan Obama nuk dëshiron të shpenzojë para për misionet në Hënë dhe në Mars, por të investojë në infrastrukturë dhe energjitë e ripërtëritshme.

Astronauti Edwin E. Aldrin Jr., ne Hene

Nga filmat e Hollivudit si "Star Wars" hapi i madh i Neil Armstrongut duket si diçka anësore.

Udhëtimi i parë në Hënë i njeriut, si sot 40 vjet më parë, komentohet në shtypin e sotëm gjerman.


Nga TRIERISCHER VOLKSFREUND shkëpusim:

"Si sot 40 vjet më parë, me amerikanin Neil Armstrong shkeli njeriu i parë në Hënë. Ishte një ngjarje historike, e cila u dha krenari të re dhe optimizëm qytetarëve amerikanë, të preokupuar me luftën e Vietnamit dhe me trazira të brendshme. Në të gjithë botën kjo ngjarje gozhdoi para televizionit miliona vetë. Por shpejt entuziazmi u shua. Rusëve u qe treguar vendi, përsa i përket garës në hapësirë. Ndërsa 10 astronautët e raketës Apollo, të cilët pas Armstrongut dhe Buzz Aldrinit u kthyen gjithashtu me pluhur Hëne në këpucët e tyre, njihen nga shumë pak njerëz. Ndoshta kjo ka të bëjë me faktin se në shoqërinë e sotme mungon entuziazmi për aventura të tilla, sepse për shumë vetë, të përkëdhelur edhe nga filmat spektakularë të Hollivudit si "Star Wars", ai "hap i madh" i Neil Armstrongut duket diçka anësore."


Kurse WESTDEUTSCHE ZEITUNG që botohet në Dyseldorf shkruan:


"Saktësisht 40 vjet më pas, programi i SHBA-së për udhëtimet kozmike ndodhet para gërmadhave të tij. Programi Shatëll (shuttle) futet në akte. Me pasojat më të rënda mund të jetë për të ardhmen e udhëtimeve kozmike të raketave me ekuipazh qëndrimi i presidentit Barak Obama: ai nuk dëshiron të shpenzojë para për misionet në Hënë dhe në Mars, por në vend të kësaj kërkon të investojë në infrastrukturë dhe në energjitë e ripërtëritshme."

Autor: Auron Dodi
Redaktor: Dr. Pandeli Pani

  • Data 20.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Isx0
  • Data 20.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Isx0