1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Në 2007-ën Merkeli shkëlqeu si grua shteti

Tani Merkeli duhet të tregojë se është mu në mesin tonë - dhe nuk zë vetëm në mënyrë të dukshme mesin e spektrit të partive.

default

Angela Merkel

Në ndërrimin e viteve bilance për punën e qeverisë dhe për gjendjen e Gjermanisë edhe në komentet e gazetave:

"Oldenburgische Volkszeitung" vëren:

"Gjysmën e dytë të kohës së saj në detyrë kancelarja duhet t'ia kushtojë më shumë programit të detyrueshëm sesa ushtrimeve artistike. Detyrat në vend nuk mund të mos i dallosh: Vëmendja kryesore u duhet kushtuar fëmijëve dhe familjeve. Tani Merkeli duhet të tregojë se është mu në mesin tonë - dhe nuk zë vetëm në mënyrë të dukshme mesin e spektrit të partive. Me që ra fjala: Mesi nuk është vetëm vendi midis majtas dhe djathtas, kancelarja duhet ta mbajë sa më të shkurtër edhe distancën midis lart dhe poshtë."

Ndërsa "Badische Neueste Nachrichten" komenton:

"Në 2007-ën Merkeli shkëlqeu si grua shteti. Dhe më e rëndësishmja: koalicioni i madh jeton ende. Me gjithë grevat për pagë dysheme, debatin për mbështetjen për të papunët dhe grindjen në lidhje me sigurinë e brendshme. Ndoshta edhe sepse mbahet i bashkuar prej imazhit të kancelares së vet si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Një kancelare, e cila duket sikur i largon me buzëqeshje vështirësitë në vend. Vetëm kjo nuk do të mjaftojë për të mbajtur bashkë ata që duan të ndahen."

"Rhein-Neckar-Zeitung" që botohet në Heidelberg shkruan:

"Vështrimi në vitin tjetër premton pak përmirësim. Shenjat në koalicionin e madh flasin për përplasje. Me largimin e ish-zëvendëskancelarit Franz Müntefering Merkeli ka humbur një bashkëbisedues të rëndësishëm. Ndërkaq kryetari i Partisë Socialdemokrate Kurt Beck, i cili rendite në sondazhe shumë prapa kancelares, duhet ta kërkojë shpëtimin në një kufizim të qartë kundrejt bashkimit kristiandemokrat-kristiansocial, si për shembull në temën e pagës dysheme."

  • Data 01.01.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CiYG
  • Data 01.01.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CiYG