1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në çfarë shoqërie duan të jetojnë irlandezët ?

Me tetë maj u mbush një vit nga krijimi i Qeverisë së re në Irlandën e Veriut. Katolikët dhe protestantët e armiqësuar dikur, tani ndajnë pushtetin dhe bashkarisht vendosin për programin qeveritar dhe financat.

Belfast, Irlanda Veriut

Belfast, Irlanda Veriut

Në Belfast kanë ndryshuar shumë gjëra, por shoqëria ende është e përçarë për shkak të trazirave të përgjakshme gjatë dhjetë viteve të kaluara. Megjithatë, qeveria e konservatorëve lojal dhe Shin Feinit të afërt me oranizatën IRA-n, edhe më tej po vazhdon të ekzistojë.

Një zyrë konferencash në "Stormont Hotel", përballë pallatit të parlamentit në kështjellën e Stormontit. Pranë tavolinave të rrumbullakta janë mbledhur 33 të rinjë irlandez, të cilët së bashku mendojnë se në çfarë shoqërie duan të jetojnë.

"Dua largimin e murit, sepse ne nuk jemi aspak të ndryshëm. Muri është ndërtuar prej brezave më të vjetra. Ne jemi brez i ri, që duam ndryshime në Irlandë dhe nuk duam të jetojmë në konflikte."

"Mendoj se për njerëzit duhet të ketë më shumë mundësi të përzihen me njeri tjetrin. Kjo me siguri që do të ndihmonte edhe shoqërinë në përgjithësi."

Rezultatet e tyre ata do t'i prezantojnë në takimin me ministrat Gerry Kelly dhe Jeffrey Donaldson.

Para se të ndodhë kjo, 14 deri 17 vjeçarët duhet të takohen së bashku dhe të përgatiten për këtë takim. Përkatësia e ndryshme fetare dhe prejardhja sociale nuk luajnë ndonjë rol. Flitet vetëm për sigurinë, trajtimin dhe shancet e barabarta për arsimim. Një i ri katolik thotë se nuk guxon të shkojë në restoranin e parë në rrugë, sepse kjo është një pjesë me shumë protestante.

Në një tavolinë pranë së bashku diskutojnë Emmit. Elizabeth, Eileenung dhe Stacey, për ndërtimin e një shoqërie të hapur, paqësore dhe tolerante. Flasin edhe për vetë kuptimin e këtyre fjalëve. Grupi përbëhet prej dy gjimnazistëve katolikë, dy të ashtuquajturve "udhëtarë", të cilët më parë me gjuhën jokorrekte quheshin jevgj, dhe një nxënëse protestante. Udhëheqësi i grupit Dirk Schubotz, thotë se mundësia e takimit të rastësishëm të një grupi të tillë nuk ekziston fare.

"Shkollat janë të ndara dhe segreguara, të ndara janë kryesisht edhe lagjet e banimit. Prandaj ata nuk njihen mes vete, nuk udhëtojnë dhe nuk e ndjejnë mirë veten në rajonet tjera."

Schubotz hulumton në Unverstitetin mbretëror në Belfast për vite të tëra, së bashku me të rinjtë dhe për të rinjtë. Ai do të jetë i pari i cili do të flasë në takimin me minsitrat.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që të dëgjohet mendimi i të rinjve. Politikanëve do t'ua shpjegojë mendimet dhe ndjenjat e mia. Mendoj se me të vërtetë kemi nevojë për një shoqëri të lirë", pohon 14 vjeçarja Eimar, e cila e kapi mikrofonin menjëherë pas ardhjes së ministrave.

Mendimi i Irlandezëve të Veriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm, deklaruan ministrat pas takimit. Gerry Kelly nga partia e Shin Feinit i veshur me petka të zeza dhe me syze, duket me të vërtetë konservator. Eshtë vështirë ta paramendosh se dikur ka vënë bomba në emër të organizatës IRA, se ka qëlluar me plumb në kokë një roje burgu në vitin 1983 dhe më pas ishte tre vjet në ilegalitet. Ndërsa Jeffrey Donaldson u bë i njohur në vitin 1998 kur në kohën e negociatave lëshoi sallën e bisedimeve. Të dy kundërshtarët sot rrinë së bashku dhe me të rinjtë flasin për procesin paqësor. Donaldson thotë se një gjë është shumë me rëndësi: "Si sillemi ndaj të kaluarës dhe me pasojat e të problemeve. Të rinjtë këtu e kanë thënë një gjë shumë të rëndësishme: të kaluarën nuk mund të harrojmë, por ne nuk mun dë kthehemi në të kaluarën. Dhe kjo është shumë me rëndësi. Të inkurajon shumë kur sheh se si këtë të rinjë mendojnë për ardhmërinë dhe jo për të kaluarën."

Megjithatë, pasojat e problemeve dhe trazirave ende janë prezente, edhe tani kur politikanët dhe të rinjtë janë ulur se bashku dhe bisedojnë për tejkalimin e tyre. Të rinjtë thonë se kanë nevojë për më shumë projekte shumonfesionale.

  • Data 09.05.2008
  • Autor Susanne Henn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxQh
  • Data 09.05.2008
  • Autor Susanne Henn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxQh