1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në rrugë drejt formimit të një ushtrie të përbashkët evropiane

Bettina, Marx5 Maj 2008

Në një konferencë të grupimit parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bundestag që zhvilloi punimet në Berlin u diskutua për politikën e përbashkët evropiane të sigurisë.

https://p.dw.com/p/Du4h
Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Ende është muzikë e të ardhmes por herdokur ajo duhet të formohet: ushtria evropiane. Ajo do të marrë përsipër detyrat e përbashkëta të sigurisë dhe të mbrojtjes duke liruar shtetet nga këto obligime. Në një konferencë të grupimit parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bundestag që zhvilloi punimet në Berlin u diskutua për politikën e përbashëkt evropiane të sigurisë. Shefi i grupimit parlamentar të socilademokratëve gjerman Peter Struck u angazhua për më tepër unitet në politikën e sigurisë:


"Fillimisht ne duhet të konstatojmë se sot kemi të bëjmë me kërcënime të përbashkëta për të cilat si shtete veç e veç ka kohë që nuk jemi zhvilluar më. Terrorizmi ndërkombëtar, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, konfliktete rajonale në kufijtë tanë të jashtëm janë rreziqe të cilave mund t'u kundërvihemi vetëm bashkarisht".


Natyrisht që është kompetencë thelbësore e shteteve kombëtare që të përkujdesen për mbrojtjen e vendeve të tyre. Dhe as Peter Struck nuk e thotë që duhet hequr dorë nga kompetencat kombëtare por: "aktualisht ne kemi përvojën se si shtete veç e veç nuk jemi më në gjendje që aftësi të caktuara t'i mbajmë në formë në përmasat e nevosjhme".


Peter Struck e ka të qartë se do të jetë një rrugë e gjatë deri tek formimi i ushtrisë së përbashkët evropiane. Por edhe futja në përdorim e monedhës së përbashkët 'euro' ka zgjatur shumë dhe është shoqëruar nga shumë dyshime dhe një skepticizëm i thellë. Sot monedha evropiane është një model shembull i suksesit.


Një politikë e përbashkët e mbrojtjes është parakusht i një politikë të përbashkët të jashtme, thotë shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer ( Frank-Walter Steinmeier). Ai kujtoi thënjen e njohur të ish-sekretarit amerikan të shtetit Henri Kisingjer (Henry Kissinger) i cili ankohej se Bashkimi Evropian nuk ka ministër të jashtëm dhe asnjë numër unik telefoni ku mund të thërras njeriu në rast nevoje.


"Ky problem sot nuk është më se nuk dihet numri i telefonit por fakti që ky numër telefoni ndërkohë dihet nga shumë njerëz dhe Bashkimi Evropian ndodhet pothuajse në një shkallë të mbingarkesës me misione krize në mbarë botën".


Gjermania bashkëpunon ngushtë me Francën në formulimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë evropiane, tha Shatjnajer. Paris është për Berlinin partneri kyç në këtë çështje. Franca në mestë këtij viti merr përsipër drejtimin e radhës së presidencës së BE-së dhe ka paralajmëruar ndërkohë se politika e përbashkët e mbrojtjes evropiane do të jetë prioritet për të. Që prej fillimit të viteve të 90-ta Gjermania dhe Franca kanë formuar një brigadë të përbashkët gjermano-franceze. Së shpejti ajo mund të marrë ëprsipër detyra të reja.Parisi insiston tek qeveria gjermane që të luaj një rol aktiv në ndërhyrjet në Afrikë.