1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Pakistan, presidenti Musharaf ka siguruar me një plotësim të kushtetutës bazën juridike për gjendjen e jashtëzakonshme

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQ8b

Në Pakistan, presidenti Pervez Musharaf ka siguruar me një plotësim të kushtetutës bazën juridike për gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur prej tij. Ai nxori për këtë një urdhëresë përkatëse. Vetëm pak ditë më parë ai pati pranuar në një intervistë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte antikushtetuese. Sipas të dhënave të prokurorit të përgjithshëm, Malik Mohamed Kajum (Qayyum), Musharafi do të japë këtë të shtunë dorëheqjen si komandant i ushtrisë. Pas kësaj, ai do të bëjë betimin si president civil për një periudhë pesëvjecare në post.