1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kosovë përkujtohet nëntë vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s

Bekim Shehu24 Mars 2008

24 marsi 1999 shënoi kthesën në politikën ndërkombëtare ndaj konfliktit të Kosovës.

https://p.dw.com/p/DTYF
Qindra shqiptarë nga Kosova largohen drejt kufirit në Bllacë të Maqedonisë. Fotografi e 31 marsit 1999Fotografi: AP
Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-os në Kosovë, autoritetet në Prishtinë e vlerësojnë lartë prezencën e këtyre trupave dhe shpresojnë se aleanca do të vazhdojë të qëndrojë në edhe për një kohë të gjatë. Kjo thuhet edhe në deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në shënimin e nëntë vjetorit të fillimit të bombradimeve të caqeve serbe nga trupat e aleancës, që shënoi pas 78 ditë bombardime edhe largimin e focave serbe të sigurimit nga Kosova, udhëheqësit politik kosovar thonë se kjo datë sivjet është më e veçantë, sepse e gjen vendin me ëndrrën e përmbushur të shumë brezave, me Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në deklaratën e tij për këtë ditë, nderon të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Në të njetën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, i cili thotë se lufta e drejtë e popullit të Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë. Ai thotë se institucionet e Kosovës do të mbrojnë këto vlera duke respektuar të dejtat e pakicave në mënyrë të vecantë të asaj serbe. Aleanca veriatlantike NATO, në Kosovë tash ka mbi 16 mijë trupa. Krerët e NATO-os, disa herë janë shprehur se aleanca do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim përkatësie etnike. Ata janë shprehur se tash për tash, nuk do të ketë zvogëlim të trupave të NATO-os nga Kosova, ndërsa, shumë shtete që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë pjesë e aleancës, janë shprehur të gatshme që të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë, natyrisht nëse kjo është e nevojshme.