1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani rritet me vrull nevoja për forca të specializuara pune

11 Gusht 2011

Sipas llogaritjeve të fundit mungesa e matematikanëve, informaticienëve dhe teknikëve në Gjermani bëhet gjithnjë e më e madhe.

https://p.dw.com/p/12FGR
Një grua indiane në një laborator në Gjermani
Një grua indiane në një laborator në GjermaniFotografi: picture alliance/Dinodia Photo Library

Në korrik sipërmarrjeve gjermane u mungonin 154.500 forca të tilla të specializuara, një rritje me rreth 135 përqind në krahasim me një vit më parë. Këtë e bëri të ditur Shoqata Federale e Punëdhënëvsve Gjermanë mbi bazën e llogaritjeve të Institutit të Ekonomisë Gjermane. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme edhe numri i akademikëve me këto dije të kërkuara, të cilët punojnë edhe pas mbushjes së moshës së pensionit prej 65 vjeç. Brenda 10 vjetëve, kjo shifër u rrit nga 20.000 në 49.000. Krahas kualifikimit intensiv të të rinjve, boshllëku i forcave të specializuara, sipas ekonomistëve gjermanë kërkon një migrim të orientuar në nevojat e tregut të punës.

Autor: xxl gmf / A. Dodi

Redaktoi: E. Ahmeti