1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Brazil zbulohen rezerva të mëdha nafte

9 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5q4

Buzë bregdetit të Brazilit është zbuluar një sipërfaqe e madhe me naftë, me të cilën ky vend mund të radhitet ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë. Organizata shtetërore për karburante, Petrobras kumtoi në Rio de Zhanerio se fusha e zbuluar përmban deri në tetë miliardë barrela nafte. Për faktin se sasitë e zbuluara gjenden në thellësi të mëdha, vlerësohet se prodhimi nuk mund të fillojë para katër vitesh, kumtoi Petrobrasi.