1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080311 Lampedusa Lage

9 Mars 2011

Vala e refugjatëve nga Tunizia drejt Lampeduzës nuk ka të ndalur. Të hënën në ishullin e vogël shkëmbor italianojugor mbërritën sërish disa qindra refugjatë tunizianë.

https://p.dw.com/p/10VdT
Refugjatë nga Libia mbërrijnë në brigjet e Lampedusës.
Autoritetet italiane paralajmërojnë për "eksod të përmasave biblike".Fotografi: AP

Prej të dielës në mbrëmje në ishullin Lampeduza para Sicilisë kanë mbërritur 14 anije, gjashtë u panë të hënën nga një avion vrojtues. Kryetari i bashkisë së Lampeduzës Bernadino de Rubeis deklaroi, se kishte qenë një natë e gjatë: "Kanë mbërritur anije me rreth 1.200 tunizianë në mol dhe priten anije të tjera me rreth 700 migrantë."

Deti i qetë favorizon mbërritjen e refugjatëve

Dyndja e re ka të bëjë edhe me kushtet e përmirësuara të motit. Aktualisht deti para Lampeduzës është shumë i qetë, gati pa erë. Javët e fundit deti i ashpër e kishte bërë kalimin tepër të rrezikshëm.

Kryetari i bashkisë de Rubeis kujtoi në një intervistë televizive rreziqet e jashtëzakonshme të lundrimit nëpër Detin Mesdhe. Vitet e fundit, tha ai, mund të kenë humbur jetën disa mijëra refugjatë - edhe gjatë valës së fundit të madhe të refugjatëve para disa javësh u mbytën disa vetë.

Të hënën (7.3.) ndihmësit italianë arritën të shpëtojnë dy herë refugjatë nga varkat e tyre në fundosje e sipër: "Nuk ka të vdekur, falë zotit", deklaroi de Rubeis. "Sepse roja bregdetare dhe policia financiare reaguan menjëherë, pasi ishin zbuluar varkat. Ato i drejtuan ato të sigurta në port, në portin tonë."

Italien Lampedusa Flüchtlinge Nordafrika Tunesien Boot Flash-Galerie
Vala e refugjatëve në Lampedusa nuk ka të ndalur.Fotografi: picture alliance/dpa

Ndër personat, që mbërrinin gjendej edhe një gjermane. 40 vjeçarja dhe vajza e saj nëntë vjeç ishin në një anije, që mbërriti në Lampeduzë natën duke u gdhirë e hënë (7.3.). Ajo është e martuar me një tunizian. Siç thuhet, ky donte t'ia merrte gjermanes të bijën, dhe për këtë arsye ajo vendosi të ndërmerrte udhëtimin e rrezikshëm nëpër Detin Mesdhe. Gjermania po merret aktualisht në pyetje nga policia italiane në kampin e pritjes të Lampeduzës. Me gjasa ajo rrezikon një proces gjyqësor për rrëmbim fëmije.

Angazhohet edhe politika

Ndërkaq në në kampin e pritjes të Lampeduzës janë sistemuar gati 1.200 persona. Edhe politika është angazhuar. Ministri i brendshëm Maroni tha:

"Mbërritjet e natës dhe sot gjatë ditës tregojnë që nuk dhamë alarm pa arsye. Rreziku i një invazioni të masave ekziston, sepse kriza e Magrebit vazhdon. Më në fund duhet të fillojmë nisma diplomatike në rrafsh evropian."

Maroni dhe kolegët e tij ministra paralajmërojnë prej ditësh për arsye të krizës së Libisë nga, citojmë, "eksodi në përmasa biblike". Megjithatë deri tani të gjitha varkat me refugjatë erdhën nga Tunizia, libianë nuk ka pasur ende. Ministri i brendshëm italian do ta ngrejë këtë temë në samitin e BE-së të 11 marsit.

Autor: Stefan Troendle / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani