1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080711 EU Frontex

8 Korrik 2011

Për mbrojtjen e kufijve të vet të jashtëm kundër refugjatëve të paligjshëm BE-ja do të zgjerojë agjencinë evropiane për mbrojtjen e kufirit Frontex. Për këtë u morën vesh 27 shtetet anëtare të BE-së.

https://p.dw.com/p/11rgx
Frontex
FrontexFotografi: AP

Sipas planeve Frontex-i do të jetë në të ardhmen në gjendje, të blejë ose të marrë me leasing aparate dhe pajisje si helikopterë ose anije. Për këtë kompromis u morën vesh 27 shtetet anëtare të BE-së pas negociatash të vështira në Bruksel. Projekti duhet të miratohet edhe nga parlamenti dhe nga këshilli i ministrave. Problemi më i madh në këtë mes mbetet financimi, sepse një rritje buxheti nuk është parashikuar për Frontex-in.

Greqi- Ndihmë për refugjatët
Greqi- Ndihmë për refugjatëtFotografi: Picture-Alliance/dpa

Gil Arias Fernandez, nuk të lë vërtet përshtypjen e të qenit i kënaqur. Faktin që BE-ja do të zgjerojë agjencinë evropiane të mbrojtjes së kufirit zëvendësdrejtori i Frontex-it e regjistron më shumë me qetësi. Në fakt, e gjitha nuk është vendour ende. Propozimet duhet të miratohen edhe ngaP arlamenti dhe nga Këshilli i ministrave, dhe kjo mund të zgjasë, thotë ai. Në rast se Brukseli jep dikur dritën e gjelbër, atëherë në fillim të vitit të ardhshëm edhe Frontex-i do të mendohet për atë se si të zbatohen kompetencat e reja.

"Është parashikuar që Frontex-i të blejë në të ardhmen pajisje të vetat dhe që ne të zotërojmë një kontingjent të caktuar personeli të mbrojtjes së kufirit. Me këtë do të ishim në gjendje të ishim më shpejt gati për veprim. Gjë që për momentin nuk është kështu. Çdo herë që planifikohet të vihemi në veprim, na duhet të lusim fillimisht shtetet anëtare për të vënë në dispozicion roje kufiri, helikopterë dhe anije patrullimi, që ne të mund të nisim veprimtarinë tonë në vendin e misionit."

Demostratë kundër Frontex-it
Demostratë kundër Frontex-it, HamburgFotografi: dpa

Pajisjet e veta do ta bënin punën e Frontex-it në njëfarë mënyre edhe më efektive. Tingëllon mirë, por ka një kleçkë: Paratë. Aktualisht buxheti vjetor i agjencisë së mbrojtjes së kufirit arrin 86 milionë euro. Dhe asgjë nuk flet për një rritje të buxhetit, me të cilën mund të llogariste Frontex-i.

"Edhe nëse në të ardhmen do të na jepet mundësia për të blerë pajisje të rënda, ne duhet të qëndrojmë realistë. Prandaj mendojmë më shumë për leasing dhe për realizimin e kësaj me përfshirjen e disa shteteve anëtare të BE-së. Përndryshe buxheti ynë duhet të rritej në mënyrë voluminoze, gjë që përballë krizës ekonomike aktuale nuk shtrohet për diskutim."

Shumica e shteteve anëtare janë plotësisht të bindura, se migrimi i paligjshëm nuk mund të vihet nën kontroll me anë të kontrolleve kufitare brendapërbrenda BE-së (si në rastin e Danimarkës). Për kryeministrin polak dhe kryetarin aktual të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, kjo është rruga krejt e gabuar për zgjidhjen e problemit, që sa vjen e rritet. Deklarata, të cilat i dëgjojnë me mirëpritje te Frontex-i.

Frontex - Rumani
Frontex - RumaniFotografi: AP

Problemi i vetëm: deri sa zgjerimi i kompetencave të agjencisë së mbrojtjes së kufirit të ketë hyrë në fuqi, kryesinë e radhës në BE do ta ketë marrë një vend tjetër. Pikërisht Danimarka. Një vend, i cili me sa duket nuk donte t'i besonte Frontex-it.

Autor: Henryk Jarczyk/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama