1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mysafir tek njё mik: Presidenti i SHBA-sё Trump nё Paris

14 Korrik 2017

Presidenti Emanuel Macron njё ditё para festёs kombёtare tё Francёs ndoqi njё ofensivё tё dyfishtё diplomatike. Ai u takua fillimisht me kancelaren e Gjermanisё, Angela Merkel e mё pas me presidentin e SHBA-sё Trump.

https://p.dw.com/p/2gVNX
Frankreich Donald Trump im Elysee Palace
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/C. Kaster

"The beast" ёshtё i pёrpiktё. Pak pas orёs 17:30 limuzina e kreut tё shtetit tё SHBA-sё mbёrrin nё oborrin e nderit tё pallatit Elysée. Njё rahje e lehtё krahёve nga Macron, njё rahje e lehtё e dorёs nga Trum, shtrёngim civil duarsh para gardёs republikane, e pastaj ata zhduken pёr njё bisedё pune. Biseda zgjat mё shumё nga sa ishte planifikuar. Para gazetarёve tё dyja palёt pёrpiqen tё theksojnё tё pёrbashkёtat. Njё mirёkuptim reciprok kanё tё dy pёr luftёn kundёr terrorizmit, tha Macron, "Ne kemi pёr kёtё tё njёjtёn vendosmёri". Edhe pёr njё tjetёr temё tё ndjeshme, politika tregtare, sipas presidentit francez, "ne kemi bindjen, qё ёshtё e domosdoshme t'i kundёrvihemi dumping-ut".

Problemet me klimën

Donald Trump nga ana e tij pёrpiqej tё pёrdorte fjalё tё mёdha dhe e cilёsoi Francёn si "aleten e parё dhe mё tё vjetёr tё Amerikёs". Pёr temat si Siria tё dy venet ranё dakord pёr pёrparime tё vogla - njё grup i pёrbashkёt kontakti duhet tё krijohet, pёr tё punuar pёr njё plan aksioni pas luftёs", theksoi Macron. Lidhur me mbrojtjen e klimёs presidentit francez i duhet tё bёjё punё bindёse. Ndonёse presidenti Trump u tregua paksa mё fleksibёl kur tha, se "duhet tё presim, se si do tё ecё marrёveshja pёr klimёn", nё fakt me kёtё ai nuk shpreh aspak mirёkuptim.

Rreth 1.000 forca tё sigurisё e shoqёrojnё Donald Trumpin gjatё vizitёs nё Paris. Avenue de Marigny pёr njё kohё tё shkurtёr nxin prej patrullave tё SHBA-sё. Tetё herё mё shumё janё forcat franceze tё policisё qё sigurojnё festёn kombёtare tё 14 Korrikut. Pjesёmarrja e ushtarёve amerikane nё paradёn tradicionale ushtarake ёshtё shkasi zyrtar pёr vizitёn e Trumpit nё kryeqytetin francez. Popullsia megjithatё nuk ёshtё fort entuziaste. Sipas njё studimi tё institutit tё hulumtimeve ELABE gati gjysma e francezёve nuk janё entuziastё pёr vizitёn VIP nga Amerika.

Francezët Trumpi dhe Merkeli

Paris Merkel und Macron
Fotografi: Reuters/S. Mahe

Derisa presidenti Trump shkoi nё ambasadёn e SHBA-sё nё Paris, kancearja gjermane Merkel dhe Macron kishin shtrёnguar dy herё duart para pallatit Elysee dhe ishin pёrshёndetur me puthje duke u dhёnё edhe marrёdhёnieve bilaterale njё hov tё ri, nё kuadёr tё kёshillit ministerial ku merrte pjesё edhe Merkel. Shumё hov do tё kenё kёtej e tutje marrёdhёniet nё fushёn e mbrojtjes. Gjermania dhe Franca duan tё zhvillojnё bashkё avionё luftarakё. Kjo iniciativё ёshtё e hapur edhe ndaj shteteve tё tjera europiane, tha presidenti francez.

Ministrat pёrkatёs tё tё dy shteteve shkёmbyen mendime edhe lidhur me politikёn ndaj refugjatёve. "Ne kemi njё bashkёpunim tё shkёlqyer me Francёn dhe duam ta zgjerojmё e ta forocojmё atё", deklaroi ministri gjerman i Zhvillimit Gerd Müller, nё një intervistё pёr DW. Me nismёn G5-Sahel duhet tё pёrmirёsohet gjendja nё vendet e origjinёs si nё Libi.

Mesazhi nga konferenca e shtypit Merkel-Macron ishte, se miqёsia gjermano-franceze ecёn mirё. Ndёrkohё qё me kёshillin ministeror gjermano-francez presidenti Macron ishte si tё thuash nё element, me mikun nga SHBA-ja ai ёshtё mё i impenjuar. Pas pritjes nё pallatin Elysée ai e fton Trumpin pёr njё takimTête-à-Tête nё kullёn Eiffel. "Ështё njё drekё mes miqsh", thotё Macron. Do tё vij sёrish, shton Donald Trump.