1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Myntefering: Duhet të qeverisim njëherë pastaj kalojmë në fushatë

Në intervistë për Deutsche Welle-n kryetari ri i socialdemokratëve flet për shanset e fitores në vitin 2009 dhe punën e koalicionit të madh deri në zgjedhjet e ardhshme.

default

Dyshja që kuptohet mirë

Partia socialdemokrate gjermane zgjodhi në fundjavë udhëheqjen e re që pas kongresit socialdemokrat në fundjavë u paraqit e bashkuar për të qenë fitimtare në zgjedhjet e vitit 2009. Ai që do të sfidojë kancelaren Merkel është ministri aktual i punëve të jashtme, F.V.Shtajnmajer, ndërsa kryetari i ri i partisë, Franc Myntefering do të menaxhojë fushatën zgjedhore të 2009.

Kryetari i partisë socialdemokrate gjermane, Franc Myntefering menjëherë pasi mori detyrën e re u paraqit me mjaft vetëbesim. Rezultati i votimit në fundjavë për kryetarin e partisë socialdemokrate, 85% e votave, është mëse i pranueshëm dhe është një sinjal për të që ekziston uniteti mes socialdemokratëve dhe aq më tepër që njerëzit janë të interesuar për përgjigjet socialdemokrate ndaj krizave, sidomos ajo aktuale në tregun financiar.

Por tema kyçe për kryetarin Myntefering janë zgjedhjet e ardhshme. Edhe në këtë pikë ai është optimist: Vlerësimi im është se mund ta parandalojmë një koalicion të kristiandemokratëve me liberalët, gjë që është shumë e mundur që të arrihet.

Goditja që morën kristiansocialët në landin e Bavarisë është një argument për të që zgjedhjet e ardhshme të dalin në favor të SPD-s megjithë vlerat jo aq shpresëdhënëse në sondazhe. Koalicionin me të gjelbrit ai e preferon, por mbetet të pritet nëse socialdemokratët mund të koalojnë vetëm me të gjelbrit. Një alternativë tjetër për Myntefering në zgjedhjet e 2009 do të ishte edhe koaliconi tresh, me të gjelbrit dhe liberalët, gjë që do të rriste shanset e partisë socialdemokrate për të qenë në qeveri edhe në mandatin e ardhshëm.

"Asgjë nuk është vendosur", thotë Myntefering. "Kemi një situatë si në vitin 2005 dhe atëherë synimi socialdemokrat dështoi për pak gjë, por këtë mendoj se do ja dalim."

Por deri në zgjedhjet e ardhshme, Myntefering duhet të pranojë koalicionin e madh me unionin kristiandemokrat, punën e të cilit ai mendon ta çojë deri në fund. Në këtë koalicion kandidati për kancelar i socialdemokratëve, Shtajnmajer ka një rol të veçantë si ministër i jashtëm dhe zëvendëskancelar. "Puna do të vazhdojë ka një sërë çështjesh që duhet të trajtohen. Këtë javë do t'i lutemi unionit që të së bashku të kërkojmë rrugë dhë mënnyra për stabilizimin e vendeve të punës në Gjermani, me qëllim që atë që po përjetojmë me krizën në botën financiare të mos e lejojmë të na shkatërrojë punësimin në Gjermani."

Në këtë pikë Myntefering është i mendimit se koalicioni i madh duhet të reagojë shpejt me shumë përgjegjësi për t'i çuar punët përpara. Një temë tjetër e rëndësishme, të cilën socialdemokratët duan ta trajtojnë së bashku me unionin është tatimi i trashëgimisë dhe çështje të politikës së jashtme.

Por fillimisht: "Qartë duhet të qeverisim njëherë, pastaj në verë ta kalojmë në fushatën e pashmangshme", thotë kryetari i ri i socialdemokratëve Franc Myntefering.









  • Data 19.10.2008
  • Autor Kudascheff / DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fd4G
  • Data 19.10.2008
  • Autor Kudascheff / DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fd4G