1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Mynihu kandidon për Lojërat Olimpike 2018

Një lajm pozitiv në rrugën e komplikuar të Mynihut për të kandiduar për Lojërat Olimpike Dimërore 2018. Këshillat administrative në Mynih dhe Garmisch-Partenkirchen si dhe kabineti i Bavarisë e kane miratuar planin

default

Dy burra ngjisin një pllakatë për kandidimin e Mynihut për lojërat olimpike 2018

Por a do të shkojë çdo gjë mirë për kandidaturën e Mynihut për t'u bërë nikoqir i lojërave olimpike. Pas muajsh me falimentime, dhe avari të merkurën me 6 tetor 2010 projekti ambicioz mori miratimin e Këshillit të qytetit të Mynihut, të këshillit komunal të Garmisch-Partenkirchenit si dhe të qeverisë së landit të Bavarisë. Që aplikimi në Këshillin e Mynihut do të merrte miratimin me më shumë se 90 per qind, këtë nuk e kishte llogaritur kryetari i bashkisë, Christian Ude (SPD). Ai foli për një „rezultat sensacional“ dhe shprehu dëshirën që Mynihu të vlerësohet për „idenë globale dhe unifikuese të lojërave olimpike“.

München Olympia 2018

Pista e skijimit në Garmisch-Partenkirchen

Dokumenti në Keshillin e Bashkisë se Mynihut u votua me vetëm gjashtë vota kundër. Të 74 këshilltarët dhe kryetari i Bashkisë Christian Ude, ndër ta edhe njëmbëdhjetë përfaqësues të të gjelbërve të Mynihut, u pajtuan me projektin . Në këtë mënyrë ata nuk ndoqën vendimin e bazës së partisë së tyre, e cila të hënën(04.10.10) votoi me dy të tretat e kundër Lojërave Dimërore. Me këtë të gjelbërit në Mynih gjenden para një testi të vështirë.

Më lart, më shpejt, më tutje, më shtrenjtë!

Pas draftit të të ashtuquajturit „ligj-olimpik“, të cilin e miratoi qeveria e landit të Bavarisë, Lojërat Dimërore do t´u kushtojnë qytetit landit dhe taksapaguesve prej 1,3 deri në 1,8 miliardë euro. Sigurisht që prej kësaj shume do të financohen edhe projekte infrastrukturore, si rrugë, modernizimi i linjës hekurudhore nga Mynihu në komunën po ashtu nikoqire të lojërave, Garmisch-Partenkirchen si dhe dy salla të reja sporti në Mynih. Dhe nga të 1300 apartamentet e planifikuara për qëndrën e banimit të gazetarëve në Mynih, pas lojërave do të përfitojë tregu i banesave , tha zëdhënësi i bashkisë, Stefan Hauf.

Se çfarë efekti pozitiv kanë projekte të tilla, shumë banorë të Mynihut e mësojnë në jetën e përditshme. Me rastin e Lojërave Verore Olimpike të vitit 1972 në Gjermani u ndërtua një rrjet i paparë i transportit publik, si dhe një Park Olimpik, i cili edhe sot e kësaj dite tërheq turmat e turistëve.

Deutschland Stadt München Panorama Nachtaufnahme

Mynihu me malet në horizont, vend i përshtatshëm për lojërat olimpike dimërore


Akoma një rrugë e gjatë deri te pranimi


Nga Garmisch-Partenkirchen, ku duhet të zhvillohen garat e lojërave në dëborë, erdhi dritë e gjelbërt . Në këshillin e atjeshëm komunal krahas gjashtë votave kundër kishte 25 vota pro.

"Jam shumë i lumtur për këtë sinjal të qartë dhe bindës“, tha Bernhard Schwank, menaxheri i kompanisë ofertuese Olimpia 2018. Aprovimi nga Garmishi kishte qenë gjatë me pikëpyetje. Tek nikoqirët e Lojërave Olimpike të vitit 1936 Lojërat Dimërore hasën në një rezistencë të fortë. Fjala është veçanërisht për ruajtjen e ambientit dhe për shkak të brengës së shumë qytetarëve të atjeshëm se çfarë do të bëhej me rajonin pas Lojërave Olimpike 2018. Fundja komuna nuk ka më shumë vend për mysafirë se momentalisht, argumentonin kundërshtarët e lojërave olimpike.

Megjithë tri lajmet e mira brënda një dite, aplikimi për lojërat olimpike nuk është ende i garantuar. Me 14 tetor Parlamenti i landit të Bavarisë do të marrë vendim lidhur me ligjin për Lojërat Olimpike, Këshilli në Berchtesgardener Land, do të mbahet me 18 tetor 2010. Formularët përfundimtarë të aplikimit duhet të jenë dorëzuar deri me 11 janar 2011 te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Konkurentë të Mynihut janë Annency në Francë dhe Pyeongchang në Korenë e Jugut. Vendimin se kush duhet të organizojë Lojërat Olimpike 2018 Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike do ta marrë në mbledhjen e tij plenare me 6 korrik 2011 në Durban të Afrikës së Jugut. Por ka edhe shumë pengesa për t´u kaluar në rrugën drejt lojërave të katërta olimpike në hapësirat gjermane në Berlin dhe Garmisch me 1936 dhe në Mynih me 1972.

Olympia Stadion München 2008 Flash-Galerie

Mynihu përfiton nga lojërat olimpike

Një pjesë e rrugës është bërë dhe kështu kryetarja e bordit administrues të aplikimit për lojërat olimpike , Katarina Witt, është optimiste për detyrat e ardhshme. "Nje rezultat i tillë është një sinjal i mirë në drejtimin e Komitetit Ndërkombëtar për Lojërat Olimpike. Miratimi me mbi 90 per qind në bashkinë e qytetit të Mynihut na forcon krahët për prezantimin tonë të parë ndërkombëtar para familjes së përbashkët olimpike pas dy javëve në Akapulko të Meksikës“, tha kampionia e dyfishtë olimpike në patinazh.

Autor: Tobias Oelmaier/Ajete Beqiraj
Redaktion: Angelina Verbica

  • Data 11.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PbTo
  • Data 11.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PbTo