1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Myanmar: Suu Kyi kërkon të ndalë dhunën

"Të gjithë ne duam paqen dhe jo luftën". Me këto fjalë u shpreh Aung San Suu Kyi për herë të parë mbi përndjekjen e etnisë myslimane, Rohingya. Ajo kërkon të ndalë konfliktin. Po mund të ndalë ajo ushtrinë?

Kryetarja faktike e qeverisë në Myanmar, nobelistja e paqes, Auung San Suu Kyi u shpreh në një fjalim për për herë të parë për dhunën kundër pakicës myslimane në vend. Suu Kyi u shpreh kundër "shkeljes së të drejtave të njeriut" në shtetin federal Rakhine dhe theksoi se "bashkëndjen me të gjithë njerëzit" që janë të prekur nga konflikti.

Suu Kyi, partia e së cilës qeveris në vendin e sunduar nga junta ushtarake, kërkon një zgjidhje paqësore për konfliktin e refugjatëve në veriperëndim të vendit. "Të gjithë ne duam paqen dhe jo luftën", tha 72 vjeçarja në kryeqytetin Naypiydav.

Për shkak të eksodit masiv të më shumë se 400.000 myslimanëve në vendin fqinj, Bangladesh, Myanmar ndodhet nën presionin ndërkombëtar. Suu Kyi theksoi se "do të veprohet kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut, pavarësisht nga feja, etnia, apo pozicioni politik.

SHBA kërkon dhënien fund të dhunës

Politikanja kërkoi durim nga bashkësia ndërkombëtare. "Ne jemi një demokraci e re dhe e brishtë, që ka shumë probleme." Vëzhguesit politikë kanë dyshime, nëse influenca e Suu Kyi mjafton për të ndalur veprimet e ushtrisë kundër pakicës Rohingya. Në Nju jork, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley u shpreh qartë për dhunën në Myanmar. Ajo kërkoi ndalimin e menjëhershëm të mënyrës së veprimit të ushtrisë, dhe mundësi për rikthimin e popullsisë.

 

la/(dpa, ap, rtr)