1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Muslimanët në SHBA janë të integruar, por feja e tyre shihet me skepticizëm

Muslimanët në SHBA janë të integruar, por feja e tyre shihet me skepticizëm. Për këtë ndikojnë edhe mediet, sidomos me informimet për tendencat ekstremiste të fesë islame

default

Përkrahësit e fesë islame janë në SHBA në pakicë

Diskutimet para përvjetorit të 9-të të atentateve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington nuk kanë fund: në fillim u tha se pastori Terry Jones ka ndërmend të heqë dorë nga djegia e planifikuar e kuranit, pas një bisede me imamin, që planifikon ndërtimin e xhamisë pranë Ground Zero - pastaj ai shpalli se do ta bëjë gjithsesi djegien e kuranit. A kemi të bëjmë këtu me një cirk mediatik, apo atmosfera në SHBA është bërë vërtet antiislamike?

Imam Feisal Abdul Rauf

Imami Feisal Abdul Rauf, angazhohet për ndërtimin e një xhamie në afërsi të ground zero

Shifrat flasin vetë. 66% e amerikanëve janë kundër ndërtimit dy blloqe më tej nga "Ground Zero" të një qendre takimi të myslimanëve. Kjo doli nga një sondazh i gazetës "Washington Post". Këtu nuk luan asnjë rol, që në të njëjtën rrugë ndodhen edhe klube striptize dhe bare, sepse ato nuk kanë të bëjnë fare me terroristët, që e kthyen në hi e pluhur World Trade Center. Burrat e shpërdoruan fenë islame për aktet e tyre. Që prej atentatit terrorist, i cili ndryshoi Amerikën dhe botën, shumë amerikanë janë të shqetësuar, kur mendojnë për fenë islame, thotë Jim Kolbe, ekspert për emigrimin në German Marshall Fund: "Kur bëhet fjalë për njerëz që i njohin, atëherë ata nuk e kanë problem këtë fakt. Por kur dëgjojnë gjëra, që i lidhin gabimisht me fenë islame, atëherë disa kanë një përshtypje të keqe për ta."

Kolbe mendon se amerikanët nuk janë kundër fesë islame. Por gjithsesi 49 përqind, sipas anketimit, kanë pikëpamje negative për këtë fe botërore. Kjo ka të bëjë në një pjesë të konsiderueshme me raportimin në medie, thotë John Esposito, drejtor i Institutit për Studime Arabe dhe Islamike në Universitetin Georgetown në Uashington.

Mediet nuk janë pa faj

Për fenë islame në këtë vend shpesh informohet në një frymë me ekstremistët, me atentatet, me njerëzit, që protestojnë kundër Amerikës:

"Prej vitesh në televizionin tonë ka moderatorë të Talkshow-t, shumë në stacionin televiziv konservator "Fox News", por edhe në kanale të tjera televizive, ka kolumnistë në gazeta, priftërinj, përfaqësues fetarë të vijës së ashpër dhe të tjerë, që nxisin kundër fesë islame. Dhe publiku në SHBA përballet përditë me këtë."

Betende Moslems in USA

Zaytuna College një shkollë e re e fesë islame në Kaliforni do të krijojë më shumë mirëkuptim për fenë islame

Shprehjet antiislamike shfrytëzohen për qëllime elektorale

Kësaj i shtohen politikanët, të cilët me shprehje antiislamike kërkojnë të mbledhin vota zgjedhësish. Ndoshta nuk është rastësi, që diskutimi për qendrën islamike në Nju Jork acarohet tani, dy muaj para zgjedhjeve në kongres.

Acarimi i atmosferës mbështet edhe nga fakti, se vetëm pak amerikanë njohin personalisht myslimanë. Në raport me numrin e përgjithshëm të popullatës prej mbi 300 milionë vetë, numri i myslimanëve është i vogël, mendohet se ata janë pak miliona. Dhe ata janë të integruar mirë në shoqërinë amerikane, këtë e tregojnë hulumtimet.

Megjithatë, në publik pranohen shprehje për myslimanët, të cilat do të shkaktonin protesta, nëse ato do të artikuloheshin për afro-amerikanët, ose hebrenjtë.

Por përballë gjendjes së keqe ekonomike, me sa duket kërkohen kurbane, dhe ata gjenden të myslimanët. Papunësia e madhe nxit edhe antipatinë kundër të huajve dhe emigrantëve ilegalë.

Por shkencëtarët e shkencave politike shohin edhe një aspekt pozitiv në këtë debat emocional: mbështetjen për myslimanët nga politikanë drejtues si presidenti Obama dhe ministrja e Jashtme, Hillary Clinton.

Autor: Christina Bergmann/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P90g
  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P90g