1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Musharrafi po pengon strukturat demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Pakistanit

Koalicioni qeverisës në Pakistan vendosi të enjten (07.08) hapjen e një procesi për shkarkimin nga posti të presidentit Pervez Musharraf. Musharraf erdhi në pushtet para nëntë vjetësh me një puç jo të përgjakshëm.

Pervez Musharraf Plakat

Pervez Musharraf Plakat

Një përshëndetje e fundit për shefin e ushtrisë Pervez Musharraf nëntorin e kaluar. Për herë të fundit 64 vjecari marshon në uniformë parade, me beretë të gjelbër dhe me gjoksin gjithë medalje para formacionit ushtarak. Në fund Pervez Musharraf ia dorëzon komandën e shefit të ushtrisë pasardhësit të tij Kayani. Dhe ai jep në këtë mënyrë një pjesë të madhe të pushtetit të tij absolut.

Karriera ushtarake e Musharrafit

Gjithë patos Musharrafi ndahet nga ushtarët, pas 46 vjetësh në ushtri. “Kjo ushtri është jeta ime, pasioni im. Unë e dua atë. Edhe nqs kam hequr uniformën, me zemër dhe me mendje do të mbetem pranë jush dhe do të mendoj për ju ushtarët.”

Me zell dhe pa rënë në sy Pervez Musharrafi bëri karrierë në aparatin ushtarak gjigand dhe të pushtetshëm të Pakistanit. Në vitin 1998 ai erdhi në krye të ushtrisë, i shpëtoi shkarkimit nga kryeministri Nawaz Sharif, duke ardhur me puç në pushtet në vitin 1999. Që atëherë Musharrafi është përpjekur ta paraqesë mandatin e tij si periudhë kalimtare, të kalimit në demokraci. Por në të vertetë ai sundoi për një kohë të gjatë me një pushtet autoritar.

Protesta masive për dorëheqjen e Musharrafit

Skena të pazakonta në metropolet e Pakistanit në pranverë të vitit të kaluar. Mijëra avokatë protestuan kundër presidentit Musharraf dhe vendimit të tij, për të suspenduar gjykatësin më të lartë të vendit. Opozitarët kërkuan shpejt me protesta masive dorëheqjen e Musharrafit. Presidenti dhe shefi i ushtrisë vendosi në nëntor më në fund gjendjen e jashtëzakonshme. Uniteti i Pakistanit dhe stabiliteti ndodhen në rrezik nga një krizë e brendshme, tha Musharraf dhe iu referua fillimisht dhunës nga ekstremistët dhe terroristët:

“Pakistani ndodhet në prag të destabilizimit, nqs këtij zhvillimi nuk i pritet rruga në kohë. Të mos veprojmë do të thotë për momentin vetëvrasje për Pakistanin. Këtë nuk mund ta lejoj të ndodhë. Prandaj duhej ta merrja këtë masë, për të mbrojtur kalimin në demokraci, të cilin e kam iniciuar para tetë vjetësh.”

Nën presionin edhe nga jashtë shteti Musharrafi e hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, lejoi zgjedhje të rregullta parlamentare. Por megjithëse përkrahësit e tij në shkurt pësuan humbje, ai qëndroi si president. Jo së fundi falë mbështetjes masive nga qeveria amerikane. Ajo e konsideron Musharrafin si aleat në luftën kundër terrorit.

Kërkesat për dorëheqje presidenti i kundërshtoi me vendosmëri muajt e fundit. Në fund të majit ai foli për një “fushatë dashakeqe”, që synon të “përçajë dhe të krijojë pasiguri”.

Musharrafi i ka hipur një tigri

Pervez Musharraf e shihte gjithnjë veten si fat i madh historik për Pakistanin, si garanci për unitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Të jepte dorëheqjen nuk mendonte kurrë. Lidhur me këtë Najam Sethi, botues i gazetës javore “Friday Times” thotë:

“Musharraf i ka hipur një tigri. Historia e Pakistanit tregon: se ushtria e di, se si vihet në pushtet, por jo, se si e dorëzon atë përsëri. Musharrafi nuk e bëri dot, që ta dorëzonte pushtetin dhe pastaj shkonte si hero drejt perëndimit të diellit."

  • Data 08.08.2008
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Esnn
  • Data 08.08.2008
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Esnn