1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Musharafi synon të eleminojë "keqkuptimet"

BE i ka kërkuar presidentit të Pakistanit, Pervez Musharaf që të kujdeset për zgjedhje të lira dhe korrekte në vendin e tij më 18 shkurt.

Pervez Musharraf dhe Havier Solana

Pervez Musharraf dhe Havier Solana

Shefi i politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE, Havier Solana tha pas takimit me Musharafin në Bruksel se pas zgjedhjeve duhet të vendoset një qeveri në përputhje me dëshirën e popullit: "Ne i transmetuam presidentit dëshirën tonë për të pasur zgjedhje të lira, korrekte dhe të paqta dhe që vendi i tij të ecë përpara në rrugën e reformave, në rrugën e ligjit dhe në përputhje me të gjitha ato që ka kërkuar deri tani BE"

Presidenti i Pakistanit tha se është krejtësisht i të njëjtit mendim me Solanën. Kritikës që i bëhet Pakistanit si territor ku tërhiqen ekstremistët Talibanë, Musharafi iu përgjigj duke premtuar se vendi i tij do të bashkëpunojë në të ardhmen më ngushtë edhe me qeverinë e Kabulit. "Angazhimi nga ana e Pakistanit, të cilin unë ia dhashë sekretarit të përgjithshëm është që lufta jonë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit do të vazhdojë me të gjithë vendosmërinë tonë. Dhe bashkëpunimi ynë me BE, me ISAF-in në Afganistan do të vazhdojë gjithmonë"

Më parë Musharafi, i cili e mori pushtetin në Pakistan në një puç jo të përgjakshëm më 1999, kishte thënë para bashkëatdhetarëve të tij në Bruksel: "Kushdo që të jetë ai që do të fitojë: natyrisht që ai do të marrë edhe pushtetin." Me tej Musharafi tha se vendi i tij nuk e ka arritur ende nivelin demokratik të shteteve perëndimore, megjithëse ai, Musharafi i ka futur "elementet kryesorë të demokracisë". Zgjedhjet e parashikuara për në fillim të janarit, u shtynë pas vrasjes me 27 dhjetor të udhëheqëses së opozitës, Benazir Buto.

Solana tha më tej pas takimit se Pakistanit nuk i nevojiten vetëm reformat ekonomike. "Rëndësi duhet të ketë edhe shteti juridik. Në këtë drejtim ka mangësi prej vitesh." Solana formuloi shpresën që rezultati i zgjedhjeve të mundësojë ecjen përpara në këtë drejtim.

Sipas të dhënave të diplomatëve, Musharafi synon të eleminojë me vizitën e tij në Bruksel "keqkuptime" për gjendjen në vendin e tij. Kjo pas shtimit të frikës edhe në kryeqytetet e BE-së se në Pakistan, një vend që zotëron bombën atomike, mund të vijnë në pushtet radikalët. Musharafi do të vazhdojë udhëtimin në Londër dhe në Paris si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Ekonomisë Botërore në Davos.

  • Data 21.01.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cvav
  • Data 21.01.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cvav