1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Musa Xhaferri: Maqedonia nuk ka kohë për të humbur - zgjedhje të qeta dhe demokratike

Zgjedhjet lokale më 24 mars në Maqedoni - test vendimtar për raportin e Komisionit Evropian mbi me datën e negociatave të anëtarësit në BE. Për për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit flet për DW zv/kryeministri Xhaferri.

Musa Xhaferri, zëvëndëskryeministër në Maqedoni (BDI).

Musa Xhaferri, zëvëndëskryeministër në Maqedoni (BDI).


DW: Zoti Xhaferri, si paraqitet në përgjithësi situata në prag të zgjedhjeve komunale? A janë marrë masat që zgjedhjet të zhvillohen të qeta në çdo komunë, qytet apo fshat?

M.Xhaferri: Në fakt, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, përveç se në fillim të fushatës që pati pak ashpërsi dhe reagime me protesta, relativisht fushata nga të gjitha palët pothuajse ka qenë e qetë, ka një standard më të mirë, nuk ka fyerje dhe ofendime mes aktivistëve apo kandidatëve rivalë, nuk ka sabotime të aktiviteteve shoqëruese të fushatës. Kuptohet që ne jemi konkurrentë dhe bëjmë garë në çdo komunë, pra në çdo pushtet lokal. Ndoshta Bashkimi Demokratik për Integrim është më në avantazh dhe po e menaxhon shumë më mirë gjithë situatën. Kjo parti ka shumë avantazhe në shumë komuna dhe është pretendente jo vetëm të ruajë numrin e komunave ku udhëheq, por ka shanse që edhe ta shtojë numrin e fitoreve të komunave. Kjo ka bërë që t'i verë partitë e tjera nën presion, sepse ato mund të humbasin edhe bazën partiake përmes humbjes së pushtetit lokal dhe për këtë arsye ato janë pak më të çorintuara dhe shfaqen gjatë fushatës pak më agresive. Megjithatë kjo është konkurencë dhe çdo parti që të fitojë duhet të konkurojë me programe, me ide më inovative, më përparimtare.

DW: Duke u ndalur tek Marrëveshja e Ohrit, si paraqitet bilanci i kësaj marrëveshjeje pas 12 vjetësh? Nga opozita ka pasur shumë kritika, sidomos në fushatën zgjedhore. Sa po shfrytëzohet kjo marrëveshje në terren edhe tani në prag të zgjedhjeve të 24 marsit?

M.Xhaferri: Unë do t'i bëja një bilanc pozitiv dhe për këtë ka shumë argumente. Normalisht opozita me propogandën e saj flet për të kundërtëtn, pra i zbeh të gjitha arritjet e realizuara në bazë të kësaj marrëveshjeje. Mendoj se këto ndodhin në demokraci, por ajo që është shtylla kryesore e marrëveshjes ka qenë më e sukesshmja. Pra decentralizimi që ka të bëjë me definimin e komunave dhe ne jemi përpjekur që t'u japim më shumë pushtet këtyre komunave, më shumë pushtet qeverisjes lokale duke i fuqizuar ato në aspektin financiar dhe ekzekutiv. Po ashtu duhet theksuar se tashmë pushtetet lokale vendore kanë mundësi të kontaktojnë direkt me investitorët e huaj dhe nuk është e nevojshme më ndërhyrja e pushtetit qendror. Unë besoj se ne do të vazhdojmë me këtë dinamikë zhvillimi dhe mendoj që në mandatin e ardhshëm ne do ta fuqizojmë më shumë pushtetin vendor. Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë në rritje të fitoreve të saj në shumë komuna të vendit. BDI do ta zgjerojë diktimin e pushtetit vendor, që nga komunat në Pellagoni e deri në Rekën e Gostivarit.

DW: Këto zgjedhje janë edhe një test për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, që do të thotë se ditën e dielë zgjedhjet duhet të zhvillohen të ndershme, të drejta dhe demokratike. Incidentet e fundit etnike tronditën jo vetëm Brukselin por gjithë opinionin ndërkombëtar. Besoni që këtë “provim” Maqedonia do ta kalojë me sukses?

M:Xhaferri: Unë besoj se po. Tensionet kanë rënë dhe të gjitha partitë e kanë testuar forcën e tyre. Pra, ato janë të vetëdijshme për rezultatet që mund të arrijnë të dielën në zgjedhjet vendore. Tek subjektet politike nuk mungon përvoja që duhet pranuar edhe humbja, sepse ata e dinë se sa mund të fitojnë. Eshtë fakt që në fillim ka pasur një tendencë për incidente, por kjo ka të bëjë me përplasjet mes kulturave, feve, mes grupeve të interesave. Pra janë përpjekje për t'i fryrë disa procese, por ne i kemi menaxhuar ato dhe tani ka një lloj qetësie dhe një farë mirëkuptimi mes qytetarëve. Shpresojmë që nuk do të ketë më përsëritje të ngjarjeve të tilla, ka vëzhgim të vazhdueshëm, ka mbështetje nga të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë këtu, nga përfaqësitë diplomatike, nga OSBE-ja etj. Po ashtu është urdhër që për këdo që prish rregullat, ai do të ndëshkohet edhe politikisht, edhe juridikisht dhe besoj se do të jenë të gjithë të vetëdijshëm që pas votimeve, qytetarët të pranojnë rezultatin. Unë jam optimist që edhe përfaqësuesit e BE-së që do të vijnë më pas nga Brukseli në Shkup, do të ballafaqohen me një realitet ndryshe. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të shkurtojmë rrugën drejt BE-së sa më shumë.