1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mursi shkarkoi krerët ushtarakë në Egjipt

Presidenti i Egjiptit Mohammed Mursi ka shkarkaur papritmas të shtunën (12.08.2012) krerët e ushtrisë. Mursi tha se qëllimi i tij nuk është që forcat ushtarake të mbeten anash. Por vendimi ka shkaktuar debate të shumta.

Mohamed Mursi

Mohamed Mursi

Vendimet e presidentit egjiptian Mohammed Mursi, të bëra publike në televizionin shtetëror nga një zëdhënës i tij, i kanë befasuar të gjithë egjiptianët: "Së pari, presidenti ka emruar Mahmoud Mekkyn si zëvendëspresident. Së dyti, presidenti ka pensionuar mareshalin Tantavi, të cilin e ka pushuar nga detyrat e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të ushtrisë. Vendimi hyn në fuqi sot. Presidenti ka vendosur që Hussein Tantavi të jetë këshilltar i tij."

Mohamed Mursi dhe Tantavi.

Mursi dhe Tantavi - ka kaluar koha e dashurisë.

E njëjta vlenë edhe për krerët tjerë ushtarkë, të cilët në kohën e presidentit Hosni Mubarak, kanë ushtruar detyra të larta. Desporti Tantavi e ka emruar veten si shef të ushtrisë në shkurt të vitit 2011, kur filloi edhe diktatura e gjeneralëve. Pak kohë para emrimit të Mursit në postin e presidentit Tantavi ka bërë edhe disa ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime ai kishte kufizuar shumë detyrat dhe fuqinë e presidentit të vendit. Tantavi kishte frikë se Mursi do të çojë vendin në një të ardhme të fuqishme islame, për shkak të lidhjeve të tija me vëllezërit myslimanë.

Shpjegimet e Mursit

Më pas Mursi edhe vet shpjegoi vendimet e marra: "Vendimet që kam marrë sot nuk janë të drejtuara kundër personave të caktuar apo kundër institucioneve. Ato nuk kanë për qëllim që të kufizojnë liritë e askujt (...) Qëllimi im është mirëqenja e vendit dhe e popullit."

Hussein Tantavi

Tantavi ende po heshtë.

Tantavi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Nga qarqet ushtarake bëhet e ditur se Mursi ka rënë dakrod me gjeneralët, para marrjes së këtyre vendimeve. Shkarkimi i Tantavit mund të ketë lidhje edhe me ngjarjet e së dielës së parafundit (05.08.2012), kur terroristët islamikë vranë 16 ushtarë egjiptianë. Në veçanti kur dihet se shërbimi izraelit i sigurisë i kishte informuar më parë krerët ushtarakë egjiptianë për planidikimin e këtyre sulmeve.

Reagimet

Vendimi i Mursit megjithatë mbetet kontestues. Deri tani nuk është e qartë nëse ai ka të drejtë të shkarkojë kreun e ushtrisë. Shumë egjiptianë kanë frikë se qëllimi i tij është që vëllezërve muslimanë t'u sigurojë më shumë pushtet. Por disa egjitpianë të tjerë mbështesin Mursin në konfliktin e tij me krerët ushtarakë.

"Sot mund të them se revolucioni (i pranverës së vitit 2011) po vazhdon. Vendimet e Mursit janë kundër sundimit të ushtrisë dhe kjo është e mrekullueshme. Egjiptianët nuk e kanë pritur një vendim të tillë por Mursi ka të drejtë të bëjë këto ndryshime“, thotë një qytetar. Ndërsa tjetri pohon: "Vendimet e Mursit janë një fillim i mirë. Egjiptit po i hapen dyert dhe pa këto vendimi Egjipti nuk do të shkojë përpara."