1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Murgj të guximshëm - Reportazh nga një manastir në Birmani

Bernd Musch-Borowska 9 Maj 2008

Vëmendja e opinionit publik botëror është përqëndruar këto ditë në Birmani, sepse një stuhi ere shkaktoi vdekjen e dhjetë mijë njerëzve dhe la pa strehë qindra mijra të tjerë.

https://p.dw.com/p/DxBp
4 maj 2008 Myanmar
4 maj 2008 MyanmarFotografi: AP

Pothuajse është harruar tashmë se ky vend i vogël aziatikojugor pati pushtuar titujt e lajmeve disa muaj më parë, sepse murgjit budistë demostruan kundër diktaturës ushtarake dhe u shtypën me gjakderdhje. Herë pas herë zhvillohen protesta kundër regjimit ushtarak që mbajnë pushtetin që prej vitit 1962. Në shtator 2007 filloi e gjitha, në Manastirin Pakokku.

Manastiri Mahawyithutayama në Pakokku në bregun perëndimor të lumit Irrawaddy duket si i vdekur. Vitin e kaluar jetonin dhe studionin këtu mijra murgj budistë. Shumica e tyre janë kthyer në shtëpi, sipas urdhërit të udhëheqjes ushtarake birmaneze.

Pakkoku është një qytet me rreth 100.000 banorë, me rreth 80 manastire të vogla dhe të mëdha dhe disa universitete budiste. Qyteti është një nga qendrat fetare të vendit dhe shihet si baza e rezistencës. Në shtator të vitit të kaluar këtu filluan protestat masive kundër udhëheqjes ushtarake, pasi forcat e sigurisë ushtruar dhunë kundër kundër 300 demostruesve në Pakokku.

Në sallën e madhe të fjetjes në katin e sipërm të manastirit janë vendosur perde të kuqe që ndajnë shtretërit nga njeri tjetri. Dyshekë të thjeshtë të vendosur në dyshemenë prej druri, disa statuja të Budës dhe piktura spirituale në mure. Mes tyre ndodhen të varura edhe postera të David Beckham ose të yjeve të tjerë të sportit. Edhe murgjit budistë janë njerëz dhe shumë prej tyre që jetojnë këtu , janë larguar vetëm përkohësisht nga jeta sekulare dhe janë futur për disa javë ose muaj në manastir.

"Në manastirin tonë jetojnë tani rreth 700 murgj. Më parë ne ishim më shumë se 1.000 vetë. Por shumica janë kthyer tani në shtëpi. Ne murgjit duhet të respektojmë 227 rregulla, të mos vrasim, të mos vjedhim, të mos gënjejmë, të mos kemi kontakt seksual, të marrim ushqim vetëm paradite dhe shumë rregulla të tjera. Dita jonë zhvillohet kështu: mëngjesevë në orën katër pas zgjimit, nderojmë Budën. Pastaj bëjmë meditime dhe studime budiste. Më pas shkojmë në rrugë dhe marrim ushqim nga banorët ë qytetit."

Mendohet se rreth 500.000 murgj dhe murgesha jetojnë në manastiret e shumta të vendit. 90 përqind e rreth 50 milionë birmanezëve janë budistë dhe gati secili prej tyre shkon një herë gjatë jetës për disa kohë në manastir. Shumë fëmijë dhe të rinj i kalojnë pushimet e shkollës në manastir, në shumë raste edhe për arsye financiare, sepse gratë dhe burrat e veshur më rroba të kuqe ose roz respektohet dhe furnizohet prej popullit.

Shkollat e medidacioni në të gjithë vendin, por edhe në Pakokku, vizitohen shumë. Pjesëmarrja në fjalimet budiste është falas, sepse shkollat e meditacionit financohen nga dhurimet e birmanezëve të pasur, të cilët japin duke shpresuar se do mund të përmirësojnë në këtë mënyrë fatin ose një jet më të mirë në jetën tjetër.

Në ditët fetare, ndër të cilat edhe në festën budiste të vitit të ri në mës të prillit, tempujt mbushen. Familjet bëjnë piknik në hyrjet dhe korridoret e manastireve, fëmijët luajnë midis statujave të budës. Vendet e shenjta kthehen në këtë ditë në vende eskursioni për të gjithë birmanezët.

Murgjit budistë në Burma nuk kanë vetëm rëndësi të madhe spirtituale, ata janë edhë një forcë politike. Në historinë e vendit murgjit luajnë një rol të madh – për shembull në luftën për pavarësi kundër kolonialistëve dhe pushtuesve dhe në lëvizjet për demokraci të 1988. Në shtator të vitit të kaluar të parën gjë që bënë ushtarakët ishte rrethimi i dhe sigurimi i manastireve budiste, sidomos në Pakokku. Sepse ishin murgjit që udhëhoqën demostratat për liri dhe demokraci.

"Gjatë demostratave bë shtator murgjit e Rangun-it nuk mund të largoheshin nga manastiri. Jashtë ndodheshin ushtarët dhe ata qëlluan më armë kundër murgjëve. Edhe këtu në Pakokku ushtarët ndodheshin para derës sonë. Brenda nuk u futën. Por kush donte të largohej nga manastiri nuk u lejua."

Qindra murgj, që kishin marrë pjesë në demostratat e shtatorit, kanë dalë në ilegalitet. Shumë u arrestuan. Edhe sot bëhen kontrolle të rregullta. Ushtarakët vazhdojnë të jenë në ndjekje të udhëheqësve të protestës.

Në kuadër të referendumit që pritet të zhvillohet më 10 maj për kushtetutën, forcat e sigurimit kanë filluar të bllokojnë rrugët përreth manastireve kryesore. Ushtarakët në Birma janë të ndërgjegjshëm për cfarë potenciali rezistence mund të shpërthejë nga murgjit.