1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Muret duhet të kenë edhe dyer - politika e imigrimit e BE-së

BE ka për qëllim që të përmirësojë politikën e imigrimit. Prandaj planifikon të japë edhe leje qëndrimi për shkaqe ekonomike dhe humanitare.

default

Qytetarët e Evropës duhet të ndajnë një çmim për politikanin evropian, i cili kur flet për problemet e imigrimit, nuk do të përdorte fjalët si kështjella evropiane, muret e Evropës apo siç e formuloi ministri i brendshëm gjerman, Volfgang Schäuble, për Evropën si bunker. Një çmim i dytë duhet të jepet për organizatat e refugjatëve, të cilat për problemet e imigrantëve do të flisnin me fjalë të qarta, megjithë faktin se ky është një problem shumë i komplikuar.


Kjo nënkupton: Së pari, Evropa ka nevojë për imigrantë, me qëllim vazhdimin e zhvillimit ekonomik. Së dyti, në qoftë se Evropa do të përzgjedhë njerëzit që duhet të futen brenda saj, duhet të ndjekë një politikë aktive të imigrimit. Pra Evropa duhet të hartojë rregulla, me të cilat do të saktësohej se kush dhe ku mund të vijë. Nevojat e 27 vendeve anëtare të BE janë të ndryshme, dhe secili vend duhet të saktësojë numrin e imigrantëve, për të cilët ka nevojë.


Rregullat duhet të jenë të qarta për mbarë BE-në, me qëllim që t'i kuptojnë edhe afrikanët, amerikanët apo aziatikët, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë në Evropë. Pra vetë ata duhet t'i vlerësojnë shanset e futjes në një vend dhe jo të bien në duart e kontrabandistëve dhe tregtarëve me njerëz, për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë rrugë legale për futje në Evropë. Së treti, Evropa angazhohet për të drejtat humanitare dhe njerëzore në mbarë botën. Këtu bën pjesë edhe fakti që Evropa duhet të sigurojë strehim për të përndjekurit politikë, racorë apo fetarë. Titulli i azilantit duhet të jetë një emër me vlerë dhe jo sharje. Së katërti të gjitha këto janë të mundura vetëm në qoftë se me të vërtetë kufizohet migracioni ilegal. E vërteta është që shahet shumë imigracioni ilegal, ndërkohë që shumë punëdhënës pa mëshirë shfrytëzojnë fuqinë e tyre punëtore, sepse ata nuk kanë të drejtë të ankohen askund, pa marrë parasysh a punojnë në restorantet franceze, vreshtaritë spanjolle apo dyqanet gjermane.

Siguria e kufijve të BE-së do të thotë edhe luftimi i imigracionit ilegal dhe dëbimi i imigrantëve ilegalë. Kjo duhet thënë qartë, sepse Evropa ka nevojë për mure të forta kundër imigrimit ilegal. Mirëpo këto mure duhet të kenë edhe dyer. Problemi është që muret tani po ngrihen, por arkitekti ende nuk e dihet se ku do t'i vë dyert.

  • Data 08.07.2008
  • Autor Ulrike Bosse
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYPI
  • Data 08.07.2008
  • Autor Ulrike Bosse
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYPI