1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Mungon euforia" - Gjermania përgatitet për Kampionatin Botëror të Atletikës

16 Korrik 2009

Pas një muaji në Gjermani zhvillohet Kampionati Botëror i Atletikës. Tifozët e këtij sporti nga e gjithë bota do t´i drejtohen Berlinit, ndërkohë që në Gjermani mungon euforia.

https://p.dw.com/p/IqnU
Kryeqytiti gjerman Berlini është gati për Kampionatin Botëror të AtletikësFotografi: picture-alliance / dpa

Sportistë nga 202 vende do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës që zhvillohet nga data 15 deri më 23 gusht në Berlin. Këtë shifër e bëri të ditur të mërkurën (15.7.) Federata Botërore e Aletikës (IAAF). Me këtë, kampionati i Berlinit shënon edhe ngjarjen më të madhe sportive për këtë vit pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror të Futbollit që janë zhvillua po në këtë qytet.

Gjithashtu federata bëri të ditur edhe shumën e përgjithshme për çmimet që do të jetë 7, 366 milionë dollarë (5, 17 milionë euro). Fituesi i një gare do të marrë 60 mijë dollarë (42,268 euro), ndërsa ai që thyen një rekord botëror do të marrë 100 mijë dollarë (70,452 euro).

Por ndërkohë që federata jep të tilla shifra për këtë ngjarje sportive, në kryeqytetin gjerman duket se mungon atmosfera e duhur. Hedhësja e shtizës, fituesja e vendit të tretë në Olimpiadë, Christiane Obergföll kritikon që janë bërë pak reklama për këtë kampionat. Shumë njerëz nuk e dinë që në Berlin zhvillohet kampionati botëror. Dhe në fakt: Edhe sondazhet aktuale flasin për një gjë të tillë. Vetëm gati një e pesta e gjermanëve janë në dijeni që zhvillohet në Gjermani kampionati botëror i atletikës. Tre të katërtat e berlinezëve nuk janë të interesuar farë për këtë.

Organizatorët njoftojnë se deri nëv ditën e parafundit të garave janë shitur gjithsej gjysma e biletave. Shefi i marketingut Michael Mronz:"Janë gati 250 bileta të shitura dhe ne mendojmë se kërkesa e njerëzve flet për sukseset sportive të kampionatit gjerman. Ne jemi të bindur po ashtu se ne mund të arrijmë deri në fund të kampionatit botëror realizimin e objektivave të përcaktuara".

Sipas organizatorëve pritet që stadiumi të jetë plot në ditën e hapjes, ku tani një partner sponsorizimi ofron 250 mijë bileta me zbritje 25% . Përveç kësaj autobusët do të sjellin në Berlin rreth 10 mijë tifozë të atletikës për pak para. Kryeqyteti do të fillojë menjëherë të zbukurohet me flamuj nëpër sheshet e mëdha, me pankarta të kampionatit të vendosur nëpër autobusë si dhe flamuj reklamash në të gjithë Berlinin, thotë kryetari i Bashkisë së kryeqytetit gjerman, Klaus Wovereit: "Ne do të jemi nikoqir të mirë, unë jam shumë i sigurtë për këtë. Por ne kemi edhe 30 ditët e fundit për të bërë gjatë të cilave ne mund të krijojmë një atmosferë të mrekullueshme në stadiumin olimpik ku do të zhvillohen lojërat."

Stadiumi Olimpik ka vend për 64 mijë njerëz, por vetëm 56 mijë bileta janë në shitje të lirë.

Organizatorët e Kampionatit Botëror llogarisin të sigurojnë gati 15 milionë euro nga shitja e biletave. Tani duhet të përgatitet atmosfera e domosdoshme për kampionatin.

Autorë: Oliver Fritz/ Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Sonila Harasani