1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Mungesa e kompetencave makroekonomike është e rrezikshme

Kriza ekonomiko-financiare dhe mungesa e ftesës për kancelaren gjermane për të marrë pjesë në mini-samitin evropian është temë qendrore në të përditshmet gjermane.

Angela Merkel

Angela Merkel

Fillimisht në 'Augsburger Allgemeine' lidhur me këtë lexojmë:

"Kancelarja gjermane donte ta ruante të thatë barutin për fushatën elektorale dhe të bëjë për vete zgjedhësit me premtimet për uljen e taksave në vitin 2010. Por gjendja aktuale e koniukturës detyron për veprime të menjëhershme. Uljen e fundit të taksave gjermanët e kanë përjetuar para tetë vitesh. Kur nëse jo në kohën të vështira duhet të bëhet hapi i parë për lehtësimin e njerëzve me paga normale. Ky do të ishte hapi më i mirë, që do të kishte ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë. Ka mundësi që socialdemokratët të mos mbështesin planet e Unionit. Megjithatë nëse Merkel dëshiron nesër të ulë taksat atëherë duhet të luftojë për këtë qysh sot. Përndryshe premtimet e saj parazgjedhore nuk do të jenë shumë të besueshme", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Augsburger Allgemeine'.

Ndërkaq nga 'Lübecker Nachrichten' shkëpusim:

"Ka mundësi që në samitin kombëtar të krizës të dielën e ardhshme Angela Merkel të kritikohet meqenëse mungoi ftesa për të në mini-samitin e Londrës, e cila shihet si një fyerje e rëndë për Berlinin. Me këtë nuk do të turbullohen vetëm raportet me Parisin dhe Londrën, por para së gjithash do të kufizohet forca ndikuese e paketës shpëtimtare evropiane. Mospranimi nga Angela Merkel e krijimit të një fondi të përbashkët për koniunkturën e BE-së është në rregull. Në paketën për të cilën angazhohen presidenti franecz Nikola Sarkozi dhe kryeministri britanik Gordon Braun, do të luhej sërish sipas regjisë burokratike të BE-së dhe Gjermania do të duhet të paguante më së shumti të holla. Kështu që jo-ja e kancelares gjermane Angela Merkel është e kuptueshme".

Po për të njëjtën temë 'Frankfurter Rundschau' ka një qëndrim tjetër:

"Gjermanët refuzojnë të tërheqin konsekuencat e duhura nga rënia brutale ekonomike. Ata shpërfillin dhe dënojnë rolin e tyre drejtues, sepse nuk pajtohen me programet e koniunkturës dhe i kundërvihen koordinimit aq të nevojshëm të politikës ekonomike në Evropë. Prandaj gjermanët duhet të izolohen. Mungesa e kompetencave makroekonomike të këtij vendi është shumë e rrezikshme. Kriza tregon që është e domosdoshme një lloj qeverie ekonomike evropiane", nënvizon 'Frankfurter Rundschau'..

  • Data 09.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCA2
  • Data 09.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCA2