1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mungesë "harmonie" - Kina nuk mund të heshtë për problemet e saj

Takimi i G8 zhvillohet pa kryetarin e shtetit dhe të partisë komuniste kineze Hu Jintao. Për shkak të trazirave në Xinjiang Hu u kthye para kohe në Peking.

default

Natyrisht gjendja në Xinjiang është serioze. Mbi 150 të vdekur. Dhunë mes uigureve dhe kinezëve han. Megjithatë largimi i Hu Jintaos nga Italia të çudit, sepse në Pekin është kryeminstri Wen Jiabao dhe forcat e sigurisë duket se e kanë gjendjen nën kontroll. Përse atëhere Hu lë që të përfaqësohet në takimin e G8 prej këshilltarit të shtetit Dai Bing guo? Dy janë mundësitë e shpjegimit dhe ato nuk janë në kundërthënie me njëra-tjetrën.

E para: Në fakt Hu mund të priste që në L´Aquila ta lavdëronin, sepse Kina është një lloj ishulli stabiliteti, në mes të krizës ekonomike botërore dhe sepse Kina dhe India sinjalizuan mirëkuptim, në lidhje me mbrojtjen e klimës. Por, trazirat në Urumqi sollën sërish në rend të ditës problemin e „pakicave etnike“ në Kinë. Dhe Hu nuk ka qejf të flasë për këtë çështje. Gjatë bisedimeve të tij të ditëve të fundit në Romë, Hu nuk tha asnjë fjalë për Xinjiang. Në L´Aquila me siguri që do ta pyesnin për këtë. Angela Merkel kishte deklaruar se do ta bënte një gjë të tillë dhe ndoshta Hu donte t'i shmangej kësaj situate të pakëndshme.

E dyta: Udhëheqja kineze e vlerëson gjendjen aq dramatike, sa prania e personit më të fuqishëm të shtetit është e domosdoshme. Kemi të bëjmë me trazirat më të përgjakshme me sfond etnik, që prej disa vjetësh. Dhe kjo pak para festimeve për 60 vjetorin e themelimit të shtetit më 1 tetor. Ndër mitet e propagandës kineze, bën pjesë edhe ai i bashkëjetesës në unitet të familjes së madhe të përbërë nga 56 kombësi. Për këtë trazirat prezantohen si të nxitura nga jashtë, sepse me pamjet e mitit nuk përshtaten atë që tregojnë ujgurë dhe kinezë han, që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit me shkopinj gome dhe copa hekuri në dorë. Ishte Hu Jintao ai që futi në përdorim togfjalëshin "shoqëri harmonike". Me këtë ide ai donte të hynte edhe në librat kinezë të historisë, por ngjarjet në rrugët e Urumqit e bënë këtë term të pabesueshëm.

Autor : Matthias von Hein

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 09.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IkAX
  • Data 09.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IkAX