1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

„Mund t’ia dalim mbanë“ – Merkel në samitin e OKB-së në Nju Jork

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori pjesë Nju Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - një samit i objektivave afatgjatë për zhvillimin e klimën. Merkel premtoi më shumë fonde gjermane.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është samiti i nivelit më të lartë ku merren vendime për objektiva të rëndësishme e afatgjata për botën –si për shembull zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe urisë në botë deri në vitin 2030, të cilit i janë bashkangjitur 193 shtete të OKB-së. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte pjesë e raundeve të bisedimeve në OKB. Krahas Merkelit në podiumin për zhvillimin në OKB qëndroi ulur edhe drejtoresha e Organizatës së OKB-së për Zhvillimin (UNDP), Helen Clark, nga Zelanda e Re, një grua e vendosur. „Koha për veprim është tani!“ kërkoi ajo në samit.

Gjermania rrit fondin për zhvillimin

Kancelares gjermane duket se i pëlqeu kjo lloj vendosmërie. Merkel thotë se Gjermania do të jetë në frontin e parë për të realizuar vendimet e marra në Asamblenë e Përgjithshme si luftimi e zhdukja e varfërisë ekstreme dhe urisë deri në vitin 2030, kufizimi i ndryshimeve të klimës, si edhe aksesin për të gjithë në shëndetësi dhe arsimim. “Fjalët e mira na gëzojnë, komentet kritike ne i regjistrojmë për t'i integruar vërtet më vonë në punën tonë.”

Në plenum kancelarja gjermane mori më parë shumë duartrokitje, ndër to edhe për njoftimin e bërë se Gjermania do të rrisë dukshëm fondin për zhvillimin: Gjermania u qëndron detyrimeve të saj për të përdorur 0,7% të prodhimit të përgjithshëm bruto për ndihmën për zhvillimin. Ky pohim në një kohë kur Gjermania në këtë temë është shumë e prapambetur. Por në këtë podium kjo nuk luan rol, Merkel impresionon edhe me faktin që ajo tregohet luftarake. “Deri më tani e kemi përshkuar gjysmën e rrugës. Varfëria absolute është gjysmuar. Kjo na jep mundësi të jemi optimistë, që do t'ia dalim edhe në etapën tjetër.“ Fjalë që pasohen nga duartrokitje.

„Po, ia dalim“ –tingëllon disi si formula e njohur e Obamës „Yes we can“, kjo është bërë ndërkohë edhe motoja e Merkelit. Ajo e përsërit këtë disa herë në Nju Jork. Dhe e bën të qartë se këtu mbyllet qarku: Tek ndihma për refugjatët, për të cilën ajo bën presion në Bruksel ndaj europianëve, dhe lufton me krerët e landeve në Berlin –këtu në SHBA ajo prek rrënjët e shkaqet e krizës. „Kush e sheh dhimbjen e njerëzve që braktisin shtëpitë e tyre dhe kërkojnë mbrojtje dhe të ardhme diku tjetër, kush i njeh sfidat e vendeve për të pranuar refugjatët, ai e di se ka vetëm një zgjidhje: Ne duhet të luftojmë shkaqet e largimit dhe dëbimit.“

Bärbel Höhn Die Grünen

Bärbel Höhn

Höhn: Merkel mund të kishte sjellë më shumë risi

Kjo është vendosur në axhendën e OKB-së për qëllimet afatgjata, e bën të qartë Merkel. Axhenda 2030 nuk i drejtohet vetëm vendeve në zhvillimin, por detyron edhe vendet industrializuara të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. „Gjermania jo vetëm që do të ndihmojë të tjerët për realizimin e këtyre qëllimeve, por ne do të ecim përpara me shembullin tonë të mirë.“

Bärbel Höhn, politikane e Të Gjelbërve, e cila e ndoqi fjalimin e Merkelit në Nju Jork, në samitin e OKB-së, por Merkeli tani po flet më shumë se po vepron: „Nuk besoj se me këtë fjalim ajo prezantoi ndryshime të mëdha. Mendoj se mund të kishte pasur më shumë risi. Bëhet fjalë edhe për ujin, gjendja nuk është e mirë, bëhet fjalë edhe për ruajtjen e llojeve në natyrë, ne nuk kemi arritje të mira në mënjanimin e mbetjeve. Këtu ajo duhej të thoshte se edhe ne në shtëpinë tonë kemi detyra për të bërë.“ Merkel në Nju Jork kishte edhe një dëshirë private këtë herë: vizitën në memorialin në Nju Jork për viktimat e 11 shtatorit dhe „Ground Zero“.