1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Mundësia e dialogut të ri mes Serbisë dhe Kosovës & Kthimi i serbëve në Kosovë & A do t'i përgjigjen serbët regjistrimit të popullatës kosovare?

Kohët e fundit janë shpeshtuar deklaratat për mundësinë e dialogut të ri mes Prishtinës dhe Beogradit. Serbia kërkon dialog për statusin e Kosovës. Ndërsa autoritetet e Prishtinës pohojnë se dialogu është i domosdoshëm, por vetëm për normalizimin e raporteve mes dy vendeve sovrane.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, deri më tani në Kosovë janë kthyer rreth 20 mijë të zhvendosur. Vetëm gjatë vitit 2009 janë kthyer 1,553 persona, ndërsa brenda vitit 2010 parashihet kthimi i 2000 familjeve të tjera, kryesisht të komunitetit serb.

Regjistrimi i atyre që janë kthyer në Kosovë është shumë i lehtë, po si do të regjistrohet popullata e shpërngulur serbe? Institucionet kosovare shpresojnë se serbët do t'i përgjigjen regjistrimit të planifikuar për vitin e ardhshëm. Por qeveria e Serbisë vazhdon ta kundërshtojë atë, me shpjegimin se për sa kohë që ka qindra mijëra serbë të zhvendosur nuk mund të ketë regjistrim të popullsisë.

Autor: Zulfije Jakupi/Ajete Beqiraj/Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

Audio dhe video për temën

  • Data 05.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ML8v
  • Data 05.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ML8v