1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mundësi të kufizuara parandalimi në raste amoku

Masakra ndaj nxënësve në shkollën e Vinendenit, në afërsi të Stutgartit, ka rihapur pyetjen: çfarë po bën shteti për parandalimin e ngjarjeve të këtilla të tmerrshme?

Flamuri gjerman në gjysmështizë, 12 mars 2009

Flamuri gjerman në gjysmështizë, 12 mars 2009

Vrasja në gjendje amoku në Erfurt të Tyringenit para shtatë vitesh ka tmerruar tërë Gjermaninë. Ishte ky rasti i parë i një akti të tillë të tmerrshëm. Vrasësi 19 vjeçar, i dështuar në shkollë, kishte blerë legalisht armë në dyqan. Për këtë shkak shteti vendosi në vitin 2003, që armë sportive mund të posedojnë vetëm personat që kanë mbushur moshën 21 vjeç. Ndërkohë që personat më të rinj se 25 vjeç duhet të kalojnë teste të posacme për të blerë armë të rregullta. Ministri i Brendshëm, Wolfgang Schäuble më vonë u përpoq që ta ulë moshën për posedimin e armëve sportive në 18 vjeç, sipas modelit të shumë vendeve në Evropë, por nuk pati sukses për shkak të protestave të hapura në Gjermani. Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se vetë ndalimi i armëve nuk mund të ketë sukses, sepse mbi 90 përqind të krimeve kryhen me armë ilegale.

Arma e dorasit në amok në Vinenden

Arma e dorasit në amok në Vinenden

Para shtatë vitesh janë hetuar një kohë të gjatë edhe motivet e vrasjes në Erfurt. Gjimnazisti 19 - vjeçar nuk ishte në gjendje ta kryejë shkollën, por këtë e kishte mbajtur sekret nga prindërit. Landet gjermane vendosën që të fusin një rregull, ku nxënësit pas klasës së 10-të mund të japin një provim, me të cilin dokumentohet kryerja e ciklit të lartë të shkollës 9- vjeçare, edhe pse nuk janë në gjendje ta kryejnë gjimnazin.

Para shtatë vitesh ka pasur kritika të shumta edhe për trajtimin psikologjik në situatat e krizës. Ministri i atëhershëm i brendshëm Otto Schily ishte i mendimit madje se në shkolla duhet të punësohet edhe një psikolog. Kjo nuk është larg mendsh, sepse Gjermania në krahasim me vendet e tjera ka më pak psikologë në shkolla. Në Danimarkë mesatarisht ka një psikolog për 800 nxënës, në Francë në 2500, ndërsa në Gjermani një psikolog duhet të trajtojë më shumë se 10.000 nxënës. Ndonëse duhet theksuar se numri më i madh i psikologëve nuk është garanci për zvogëlimin e dhunës, që tregon edhe shembulli i SHBA-së, ku ka relativisht shumë psikologë shkollash.

Vinenden, 12 mars 2009

Vinenden, 12 mars 2009

Më vështirë shteti e ka me kontrollin e video - lojërave të dhunshme, të cilat, sipas ekspertëve ndikojnë shumë tek fëmijët. Shumica e të rinjve në gjendje amoku kanë përdorur video-lojëra të tilla. Për pesë vite me radhë në Gjermani klasifikohen lojërat kompjuterike sipas moshës. Fëmijët duhet të tregojnë letërnjoftimet në shitore, para se të blejnë lojëra të tilla.

Ministri i brendshëm Wolfgang Schäuble flet në Berlin për vrasjen në amok në Vinenden

Ministri i brendshëm Wolfgang Schäuble flet në Berlin për vrasjen në amok në Vinenden

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ka shumë devijime. Ministrja për çështjet e familjes, von der Leyen ka propozuar madje edhe aksione për dërgimin e konsumatorëve të rinj në dyqane, por iniciativa është refuzuar. Një problem tjetër gati i pakontrollueshëm është përhapja e këtyre lojërave përmes internetit.

DW.COM

  • Data 12.03.2009
  • Autor Bernd Gräßler/Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HAWe
  • Data 12.03.2009
  • Autor Bernd Gräßler/Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HAWe