1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mugabe pranon se nuk ka fituar zgjedhjet presidenciale - Opozita i druhet dhunës

Raundi i parë i zgjedhjeve në Zimbabve kaloi i qetë por a do të kalojnë kështu edhe zgjedhjet e balotazhit për postin e presidentit? Opozita frikësohet se Mugabe do të provoj të fitoj me çdo kusht.

Presidenti Robert Mugabe

Presidenti Robert Mugabe

Autokrati 84 vjeçar, Robert Mugabe e ka ende nën kontroll partinë e tij. Pas një mbledhje të jashtëzakonshme e cila zgjati disa orë, zyra politike e partisë Zanu-PF u shpreh se qëndron fort pas Mugabes duke e nominuar atë për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Zëvendësministri për informim Matonga paralajmëroi se do të mobilizohen të gjitha rezervat partiake për fushatën elektorale.


'Jemi shumë të bindur se numërimi i deritanishëm i votave na jep shkak për të bërë këtë. Andaj presim që presidenti të fitoj qartë raundin e dytë'.


Opozita nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre deklaratave. Por edhe ajo ka kohë që përgatitet për zgjedhje balotazhi. Të tre forcat opozitare do të mbështesin kandidatin e përbashkët të MDC-së Morgan Tsvangirai. Sekretari i përgjithshëm i MDC-së Biti:


'Përse do ta bëj këtë Mugabe, përse e paramendon se në herën e dytë do të jetë ndryshe. Tani ne qëndrojmë bashkë, të tre partitë opozitare. Dhe qëllimi ynë është që të largojmë nga pushteti Mugaben dhe regjimin e tij'.


Pasditen e të premtes mbi 400 të ashtuquajturë veteranë të luftës, të përcjellur nga forca policore të armatosura rëndë marshuan nëpër qendër të Harares. Zëdhënsi i tyre Sabinda sqaroi se veteranët janë të gatshëm për të mbrojtur demokracinë.


'Ne nuk do të lejojmë asnjë gjendje për të cilën do të kemi ndjenjën se po drejtohet nga jashtë për të shkatërruar procesin paqësor të zgjedhjeve. Asnjë vend i botës nuk do të pranonte një provokim kaq serioz'.


Veteranët e luftës edhe në të kaluarën është dashur shpesh të kryejnë punët e pista për presidentin Mugabe. Edhe me rastin e pushtimit të dhunshëm të fermave ata luajtën rolin vendimtar. Më parë u bastisën edhe zyrat elektorale të MDC-së në një hotel dhe u arrestuan dy gazetarë të huaj të cilët u akuzuan se po punonin pa akreditim. Sekretari i përgjithshëm Biti tha se Mugabe është duke përgatitur një luftë të re dhe apeloi tek bashkësia ndërkombëtare që ndërmarrë diçka para se të jetë derdhur gjaku nëpër rrugët e Zimbabves.


  • Data 05.04.2008
  • Autor Stäcker, Claus Johannesburg SWR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcW8
  • Data 05.04.2008
  • Autor Stäcker, Claus Johannesburg SWR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcW8