1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mubaraku nuk tërhiqet - Demonstruesit zhgënjehen

Në një fjalim në televizion presidenti i Egjiptit refuzoi tërheqjen e menjëhershme.

default

Husni Mubarak

Presidenti i Egjiptit Husni Mubarak vazhdon të mos heqë dorë nga pushteti: Në një fjalim në televizioni ai refuzoi tërheqjen e menjëhershme, por ia ka kaluar kompetencat zëvendësit të tij Omar Suleiman.

Indinjatë në sheshin Tahrir

Fjalimi i Mubarakut i zhgënjeu demonstruesit e mbledhur në sheshin e Kajros Tahrir. Në radhët e tyre ndihej indinjatë që e shprehnin me thirrje „Poshtë Husni Mubarak“ ose „tërhiqu, tërhiqu“.

Rrjedha e ngjarejeve

Njoftohet se fillimisht Mubarak u takua kokë më kokë me zëvendësin e tij Omar Suleiman. Më pas sipas TV shtetëror egjiptian u zhvillua një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Ahmed Shafik.

BBC-ja e citoi kryeministrin egjiptian Ahmed Shafik me fjalët, Mubarak mund të largohet të enjten (10.02.10) prej postit.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë në qeveri NDP, Hosan Badraui, i tha BBC se shpreson që Mubaraku t'ia kalojë atij pushtetin.

Obama: SHBA përkrah demokracinë në Egjipt

I pyetur nga gazetarët për zhvillimet në Egjipt presidenti amerikan Obama u shpreh SHBA do të bëjnë gjithçka për të mbështetur transformimin e Egjiptit drejt demokracisë.

Sukses i demonstruesve

Stacioni amerikan ABC njofton se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sami Eman, paska thënë se "sonte puna merr fund". Stacioni tjetër NBC njofton duke iu referuar dy burimeve nga qeveria egjiptiane, se Mubaraku do të japë sonte në darke dorëheqjen.

Ägypten Proteste Demonstrationen Rechtsanwälte in Kairo

Sheshi Tahrir në Kajro

Në sheshin Tahrir në Kajro, ku po zhvillohen prej mëse dy javësh protesta për dorëheqjen e Mubarakut, një oficer i lartë u paska thënë njerëzve se "gjithçka doni, do të ndodhë".

Kryesia e ushtrisë mbledhur për konsultime

Ushtria njoftoi se Komanda Supreme gjendet në konsultime të vazhdueshme. Ushtria ka ndërmarrë "hapa për të siguruar rendin publik", u tha.

Përveç protestave të vazhdueshme të opozitës në Egjip kanë filluar edhe greva masive, të cilat po e shtojnë presionin ndaj Mubarakut. Dhjetra-mijëra vetë lanë sot në Kajro, Suez dhe qytete të tjera punën dhe u përfshinë në protesta.

Autor: Pandeli Pani (dpa, rtr, afp)
Redaktor: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 10.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10FLT
  • Data 10.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10FLT