1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mubaraku në Gjermani? - Berlini i hedh poshtë spekulime të tilla

A do të vijë presidenti egjiptian Husni Mubarak për trajtim mjeksor në Gjermani, për t'u larguar në këtë mënyrë disi me nder nga skena politike? Spekulime të tilla janë ndezur që prej fundjavës (5./6.2.)

default

Hosni Mubarak

A do t'i mundësonte presidentit egjiptian Mubarak një qëndrim për një trajtim të gjatë mjeksor në Gjermani largimin me nder nga skena politike? Disa politikanë gjermanë mendojnë se po. Euro-deputeti gjerman Elmar Brok u shpreh në një intervistë për gazetën „Frankfurter Rundschau“ se „qeveria gjermane duhet t'i sinjalizojë Mubarakut në mënyrë diskrete, se në rast se dëshiron mund të vijë në Gjermani. Brok mendon se në rast se kjo do të ishte një nga rrugët për transformimin paqësor të Egjiptit, atëhere kjo duhet bërë. 82-vjeçari Mubarak ka qenë së fundi në mars 2010 për t'u operuar në klinikën universitare të Heidelbergut, dhe aktualisht gjendet në Sharm El Sheik.

Edhe pse në shumë medie thuhet se me spitale të caktuara janë zhvilluar bisedime që të pranojnë si pacient Mubarakun, qeveria gjermane i hedh poshtë spekulime të tilla. MPJ Guido Westerwelle (FDP) tha: "Unë nuk jam pjesë e spekulimeve të tilla dhe këtë mund ta kuptojë gjithkush.“

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert shtoi: "Në lidhje me këtë nuk ka as ndonjë kërkesë zyrtare dhe as ndonjë kërkesë jozyrtare në adresë të qeverisë gjermane. Për këtë qeveria nuk ka asnjë shkak për t'u marrë në mënyrë hipotetike me këtë çështje.“

Superteaser NO FLASH Deutschland Ägypten Merkel Mubarak

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak, 4 mars 2010

Vetëm disa politikanë gjermanë janë shprehur qartë pro pranimit të Mubarakut për trajtim mjeksor në Gjermani. Ndër ta bëjnë pjesë politikani i CDU, Ruprecht Polenz, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, apo politikani liberal Rainer Stinner. Nga ana tjetër ata e shohin si tepër problematik, emigrimin e Mubarakut në Gjermani. Ka vende të tjera që mund ta pranojnë Mubarakun, dhe Gjermania nuk ka pse të shtyhet tha Stinner. Pra përkrahësit bëjnë një dallim të qartë mes pranimit për një trajtim mjeksor të zgjeruar dhe pranimit të presidentit Mubarak si emigrant.

Kundër pranimit të mundshëm të Mubarakut u shpreh politikani i gjelbër Jürgen Trittin. Ai tha se egjiptianët presin prej Gjermanisë ndihmë për transformimin demokratik dhe jo ndihmë "për strehimin e një despoti të përmbysur." Kryetarja e partisë Ekologjike Claudia Roth kërkoi që qeveria gjermane të angazhohet për dorëheqjen e Mubarakut.

"Ne kërkojmë që të merren në konsideratë sanksionet. Ka një instrument për sanksione si p.sh. ngrirja e llogarive bankare jashtë vendit për Husni Mubarakun dhe familjen e tij.“

Deutschland Heidelberg Universitätsklinik Mubarak

Presidenti egjiptian Husni Mubarak në Klinikën Universitare në Hajdelberg

Aktivistët për të drejtat e njeriut kërcënuan se do të ngrenë padi në rast se presidenti Mubarak do të vijë në Gjermani. Sekretari i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECCHR), Wolfgang Kaleck, tha për „Frankfurter Rundschau“, se mendohet se në kohën e qeverisjes së Mubarakut në Egjip është ushtruar masivisht tortura. Kodi Penal gjerman kërkon që autoritetet gjermane të fillojnë ndjekjen penale, në rast se një person i dyshuar për të tilla vepra gjendet në Gjermani.

Autor: Nina Werkhäuser/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10DnB
  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10DnB